Më 12 shtator, viti 2019, Qendra për arsim cilësor dhe trajnim dhe Inspektorati shtetëror i arsimit nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për avancim të cilësisë së arsimit profesional, me mbështetje nga projekti Arsimim për punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Е4E@мк). Veprimi i koordinuar i institucioneve dhe sektorit civil mundëson përmirësim të arsimit për zhvillim të mjeshtërive, me çka të rinjtë do të kenë mundësi më të mëdha për punësim.
Në filim të ngjarjes, para të pranishmëve mbajtën fjalim ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, drejtoresha e Qendrës për arsim dhe trajnim profesional, Ajshe Selmani, drejtori i Inspektoratit shtetëror të arsimit, Tome Spirovski dhe lideri i ekipit të projektit Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut, Kurt Vutrih.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës porositi se përmirësimi i cilësisë së arsimit profesional është një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa potencoi edhe se me këtë pritet të rritet interesi i të rinjëve për regjistrim në shkollat e mesme profesionale.
Drejtorët e institucioneve arsimore diskutuan për sfidat me të cilat përballen, shkëmbyen ide për aktivitete të ardhshme dhe e potencuan rëndësinë e angazhimit për bashkëpunim të vazhdueshëm të ndësjellë, para se gjithash përmes shkëmbimit të informacioneve dhe zbatimit të koordinuar të aktiviteteve për realizimin e qëllimit të përbashkët – arsim më cilësor profesional.
Lideri i ekipit të projektit Kurt Vutrih theksoi se krahas përmirësimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, një nga sfidat në tejkalimin e së cilës do të punohet në periudhën e ardhshme është edhe përforcimi i bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të institucioneve dhe shkollave të mesme profesionale me punëdhënësit. Në këtë mënyrë pritet që nxënësit të përfitojnë njohuri dhe mjeshtëri adekuate dhe të cilët menjëherë pas përfundimit të procesit arsimor do të mund të punësohen dhe të përgjigjen në nevojat e punëdhënësve.
Projekti Arsimim për punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Е4E@мк) është i mbështetur nga Agjencia zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim. Qëllimi i projektit është përmirësimi i mjeshtërive profesionale, para se gjithash të të rinjve, që të bëhen me punësime më të mira. Me mbështetje të projektit, vendosen partneritete mes shkollave të mesme profesionale dhe sektorit privat me çka rritet interesi për arsimim profesional dhe oferta e trajnimeve për mjeshtëri profesionale.