Bartës të vendimeve dhe politikave morën pjesë në konferencën onlajn “Politikë dhe praktikë në projektin Fillo ndryshimin”

350
Pjesëmarrja rinore dhe rëndësia e zërit të të rinjve ishte në fokusin e ngjarjes së parë onlajn për politikën dhe praktikën në projektin “Fillo ndryshimin”. Në ngjarjen ishin të pranishëm bartës të vendimeve dhe politikave dhe mësimdhënës nga Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Portugalia, të cilët diskutuan në këto tema dhe i pasuruan njohuritë e tyre për miratimin e ndryshimeve në politikat që janë të orientuara drejt përfshirjes më të madhe të të rinjve.

Në mënyrë që të arrihet ky qëllim, në pjesën e parë të konferencës onlajn u prezantuan baza teorike për rëndësinë e zërit të nxënësve dhe të dhënat për pjesëmarrje të nxënësve në vendet partnere, si dhe në vende me pjesëmarrje të lartë të nxënësve. Përfaqësuesit e shteteve me pjesëmarrje të lartë i ndanë përvojat dhe praktikat e tyre të mira për nxitjen e të rinjve që të jenë më aktivë në marrjen e vendimeve.

Pjesa e dytë e ngjarjes ishte edhe më bashkëvepruese me përfshirje më të madhe të të rinjve. U prezantuan rezultatet nga raporti komparativ nga fokus grupet e mbajtura me nxënës të përcjella me diskutim të hapur për ndarjen e ideve në temën.

Konstatimi kryesor ishte se në përgjithësi vetëdija për pjesëmarrje rinore dhe rëndësia e saj është e ulët edhe në nivelin kombëtar edhe në atë lokal. Por, nevoja që nxënësit të përfshihen në procesin e vendimmarrjes veçanërisht në nivel të shkollës është dalluar si bazë për njohjen e tyre me pjesëmarrjen demokratike që nga mosha më e vogël. Në këtë mënyrë ata mund të kontribuojnë shumë, gjë që është e rëndësishme edhe për vetë ata, por edhe për shoqërinë në tërësi.

Gjatë diskutimit, një mësimdhënëse nga shteti ynë ndau mendimin e saj në këtë temë, “Kryesisht i notojmë nxënësit në bazë të mundësisë së tyre për të mbajtur mend gjëra dhe në këtë mënyrë nuk stimulohet të menduarit kritik dhe dhënia e ideve të reja. Në fakt vetëm mbështesim ide që tashmë ekzistojnë mes nesh. Sipas meje, duhet të punojmë në mënyrë që të forcohet vetëbesimi i nxënësve dhe ata të bëhen të vetëdijshëm për rëndësinë e zërit të tyre. Mendoj se vetëm në këtë mënyrë mund të ndryshohet në periudhë afatgjate situata ashtu që nxënësit do të mund të kontribuojnë në shoqërinë edhe pas përfundimit të arsimit”.

Në periudhën e ardhshme, do të përpilohet publikim që do t’i përmbajë politikat dhe qasjet që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen rinore në shtetet partnere dhe ata me pjesëmarrje të lartë. Do të vazhdojnë edhe aktivitetet për prezantimin e rëndësisë së zërit të të rinjve para palëve të prekura dhe nevojës për ndryshime në politikat në mënyrë që i njëjti të jetë i pranuar gjerësisht në të gjitha sferat.