Mbi 20 nxënës të shkollës së mesme “Pero Nakov” nga Kumanova morën pjesë në kampin dimëror për avansimin e gjuhës angleze (Access Winter Camp), i organizuar nga mesi i janarit 2018 në Strumicë. I mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni, kampi pati për qëllim t’i përmirësojë aftësitë dhe njohuritë e nxënësve në gjuhën angleze.
Pjesëmarrësit në kamp morën pjesë në debate, ushtruan të folurit publik dhe e shprehën kreativitetin e tyre gjatë punëtorive kreative dhe duke shkruar tregime. Kështu, nxënësit fituan edhe aftësi të domosdoshme për punë ekipore dhe të menduarit kritik.
„Më pëlqen mënyra e të mësuarit të cilën e përdorim krahas me aktiviteteve ditore të cilat na ndihmojmë që të lidhemi më shumë dhe t’i përforcojmë miqësitë tona. Pjesë e mija të preferuara ishin ushtrimi me fjalime të njohura dhe punëtori të cilat na mundësuan ta shprehim kreativitetin tonë. Mendoj se shumë do të na mungojë kampi, por do të vazhdojmë t’i ruajmë miqësitë me të gjithë pjesëmarrësit“, tha njëri nga nxënësit të cilët morën pjesë në kampin.
„Kur erdhëm në kamp, gjithçka ishte e re për ne. Puna në grupe ishte shumë produktive. Përmes bashkëpunimit, miqësisë dhe të mësuarit e përbashkët arritëm rezultate të mira. Më pëlqeu edhe pjesa e debatit pasi që fituam njohuri të reja për rregullat e debatit“, shtoi një pjesëmarrës i kampit.
Qëllimi i Programit për mikrobursim për rritjen e qasjes drejt gjuhës angleze është nxënësit të fitojnë njohuri të shkëlqyera për gjuhën angleze, që do t’u mundësojë vende më të mira të punës, mundësi për arsimim dhe mundësi për pjesëmarrje dhe konkurrim për shkëmbime të ardhshme dhe mësim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç kësaj, nxënësit i pasuruan njohuritë e tyre për kulturën amerikane, historinë dhe vlerat demokratike.
Ky aktivitet është pjesë e Programit për mikrobursim për rritjen e qasjes drejt gjuhës angleze, i financuar nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni.