Aktivitete të reja dhe krijuese jashtëshkollore në distancë

787
Aktivitetet jashtëshkollore paraqesin një fushë shumë të rëndësishme në veprimtarinë e përgjithshme edukativo-arsimore të shkollave. Në periudhën e kaluar, shumë shkolla të projektit filluan zbatimin e aktiviteteve të reja jashtëshkollore përmes nxënies në distancë, të mbështetur nga Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik eë të Rinjve në Arsim. Nxënësit e bashkësive etnike dhe vendbanimeve të ndryshme bashkëpunuan së bashku në shumë nisma.

Nxënësit e shkollës fillore “Hristijan Todorovski Karposh” nga fsh. Dragomancë në partneritet me nxënësit e shkollës fillore “Qirili dhe Metodi” nga fsh. Ramanli realizoi takim onlajn për aktivitetin e tyre “Fëmijë të shëndetshëm – e ardhme e sigurt”. Ata biseduan për përparësitë dhe mangësitë e mënyrës bashkëkohore të jetës që e ka mundësuar teknologjia e avancuar. Ata i kushtuan vëmendje të veçantë problemit të kalimit të  pjesës më të madhe të kohës para televizorit dhe kompjuterit, me çka ulet ndjeshëm aktiviteti fizik te gjithë popullata, veçanërisht te fëmijët e moshës shkollore. Diskutuan se aktiviteti i përditshëm fizik është masa e parë e parandalimit dhe në këtë drejtim nxënësit do të bëjë hulumtim përmes pyetësorit anketues onlajn në mënyrë që të shohin se sa janë të anketuarit të njoftuar me shfaqjen e mbajtjes së padrejtë të trupit, sa të rinj janë aktivë fizikisht dhe sa është kjo e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e tyre të drejtë.

Në shkollën e mesme “Orde Çopela” nga Prilep, u formua një seksion shkollor me titull “MIO EKO klub”. Përmes takimit onlajn, nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike që marrin pjesë në të njëjtin u njohën më mirë mes vete. Diskutuan për rëndësinë e ekologjisë dhe organizimin e iniciativave mjedisore dhe demonstruan kreativitetin e tyre duke bërë vizatime dhe fotografi me logot për seksionin. Pasi prezantuan punimet e tyre, së bashku përzgjodhën ato që u pëlqejnë më shumë dhe përpilonin slogan.

Aktivitete në lidhje me përzgjedhjen e logos dhe sloganit për seksionin ekologjik kishte edhe në shkollën fillore “Goce Dellçev” nga Shën Nikolla. Duke përdorur vegla onlajn, nxënësit përpunuan logo dhe i prezantuan ato. Përmes votimit, i avanconin kompetencat e tyre qytetare dhe demokratike dhe përzgjidhnin se cila logo u pëlqente më shumë. Në periudhën e radhës, planifikojnë që logoja të jetë pjesë e fletushkave që ata do t’i përpilojnë dhe bluza që do të shtypen për nxënësit që janë pjesë e seksionit të shkollës.

Përmes realizimit të aktiviteteve jashtëshkollore, nxënësit i përsosin shkathtësitë e tyre dhe zhvillohen në personalitete të hapura, të mëvetësishme dhe krijuese.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.