Aktivitete të llojllojshme për ndryshim pozitiv në shkollat fillore

292
Shkollat fillore vazhdojnë të zbatojnë iniciativa të nxënësve për tejkalimin e problemeve dhe përgjigjeve ndaj nevojave të banorëve në mjedisin e tyre. Më shumë se 100 shkolla fillore, gjatë gjysmëvjetorit të kaluar realizuan aktivitete të ndryshme për ndryshim pozitiv të mbështetur nga Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjve në Arsim.

Nxënësit nga SHF “Mançu Matak” nga Krivogashtani zbatuan aksion “Libër në revers” me qëllim që të nxisin shkëmbim dhe donacion të librave në bibliotekën e shkollës, të hapur për të gjithë banorët e bashkësisë. Gjithashtu, ata realizuan takim për përfaqësim me kryetarin e komunës ku diskutuan për zgjidhjen e problemit me qentë endacak.

Nxënësit nga SHF “Grigor Përliçev” nga Gazi Baba për një periudhë të shkurtër arritën ta aktivizojnë gjithë bashkësinë lokale që t’u bashkohet në realizimin e ideve të tyre. Së pari, së bashku me Ministrinë e Brendshme – Gazi Babë zbatuan аksion për siguri në komunikacion, duke iu drejtuar drejtpërdrejt vozitësve përmes fletushkave dhe porosive për vozitje me kujdes. Më pas, të mbështetur nga biznesi lokal mbollën fidanë në oborrin e shkollës, e në bashkëpunim me lidhjen e skautëve e pastruan vendin rreth Akuaduktit të Shkupit. U zbatuan edhe aksione të tjera, për përballje me dhunës moshatare, mirëkuptim dhe pranim të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe ngjashëm. Në aktivitetet është përfshirë gjithë shkolla, me çka përmes shembullit u tregua se sa mund të arrihet kur të gjithë punojnë bashkërisht me qëllim të njëjtë.

Mbështetja që e morëm nga mësimdhënësit dhe shërbimi profesional ishte e madhe dhe pa ta nuk do t’ia dilnim në qëllimet tona”, shprehen nxënësit.

Në shkollën fillore “Klimenti i Ohrit” nga Oblesheva, nxënësit përzgjodhën të punojnë në ngritjen e vetëdijes ekologjike në komunë.  Organizuan dhe zbatuan marsh ekologjik dhe ndanë porosi për mbrojtje të mjedisit jetësor me popullatën lokale. Aktivitetet e tyre i prezantuan përmes videove, duke zhvilluar kreativitetin e tyre.

Në shkollën fillore “Boris Trajkovski” nga Monospitova, nga ana tjetër, u organizua shoqërim i përbashkët me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore nga SHFR “Shën Klimenti i Ohrit” – Novo Sellë, “Enti për rehabilitim dhe mbrojtje shëndetësore“ – Banja Bansko, dhe QMPPI „Poraka“. Të gjithë nxënësit përpiluan bluza me gjurmët e tyre të gishtërinjve.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.