Aktivitete rinore dhe përurim solemn të sallës së rinovuar sportive në Komunën e Nagoriçit të Vjetër

281
Më 7 qershor të vitit 2022, u realizuan aktivitete për promovimin e aksionit rinor dhe iniciativës së nxënësve nga shkolla fillore “Hristijan Todorovski Karposh”, “Hristijan Todorovski Karposh” dhe “Svetozar Markoviq” nga Nagoriçi i Vjetër. Aktivitetet janë mbështetur nga Komuna e Nagoriçit të Vjetër dhe Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjve në arsim, i implementuar nga Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) në partneritet me Forumin Arsimor Rinor.

Aksioni rinor është rezultat i punëtorive onlajn dhe takimeve përmes të cilave nxënësit iniciuan rregullimin dhe zbukurimin e parkut në afërsi të drejtpërdrejt të shkollës “Hristijan Karposh” nga fsh. Nagoriç i Ri. Në ngjarjen promovuese nxënësit u përfshinë në aktivitete plotësuese, të gjithë së bashku lyenin golat, luanin lojëra dhe kremtonin sukseset e tyre.

Po ashtu, u mbajt ngjarje promovuese me rastin e rinovimit të sallës sportive për nxënësit e klasave të ciklit të ulët në shkollën fillore “Hristijan Todorovski Karposh” nga fsh. Dragomanc. Me mbështetje financiare nga Komanda Evropiane e SHBA-së (EUKOM) një pjesë e godinës shkollore është rinovuar dhe adaptuar tërësisht në sallë sportive me çka rreth 65 nxënës kanë hapësirë më të bukur për të bërë sport dhe për t’u shoqëruar.

Me këtë, pjesëmarrja e shkollës dhe komunës në shpenzimet për rinovim arrin rreth 30%.

Gjatë ngjarjes, të rinjtë e bashkësive të ndryshme etnike morën pjesë në aktivitete të shumta sportive në sallë dhe ishin pjesë e punëtorisë në kuadër të ditës së hapur për arsim qytetar.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.