Aktivitete kreative në kuadër të seksioneve të përbashkëta për integrim ndëretnik

520
Nxënësit vazhdojnë të shoqërohen në aktivitete interesante në kuadër të seksioneve të përbashkëta për integrim ndëretnik gjatë projektit “Forcim të bashkëpunimit multietnik në komunat”, i mbështetur nga Fondacioni për fëmijë Pestaloci.

Si pjesë e seksionit të Matematikës në SHF “Zhivko Brajkovski” nga Buteli, të rinjtë marrin pjesë së bashku në lojëra për përsosjen e shkathtësive të tyre matematikore përmes nxënies në distancë. Por, që ta mbajnë vëmendjen e nxënësve, ekipi i cili është prëgjegjës për realizimin e aktiviteteve bëri ndryshim të caktuar dhe vendosi diçka të re – mësim të gjuhës së shenjave.

Me fjalë të tjera, në këtë shkollë mësojnë dy fëmijë të cilët janë me nevoja të posaçme, gjegjësisht kanë çrregullim të dëgjimit. Si rezultat i kësaj, edukatori i posaçëm Berna së pari filloi një varg punëtorish në klasat ku mësojnë këta nxënës në mënyrë që të lehtësohet komunikimi dhe integrimi i nxënësve të cilët kanë nevoja të posaçme. Më pas, ky aktivitet për mësimdhënie në gjuhën e shenjave u përfshi në kombinim me lojërat matematikore dhe në Seksionin e matematikës. Pas dita takimeve onlajn nxënësit e përvetësojnë me sukses gjuhën e shenjave, ndërsa tashmë mësuan edhe disa fjalë dhe fjali të caktuara në atë gjuhë.                                              

Duke zhvilluar kreativitetin e tyre, ata përpiojnë edhe aktivitete të tjera të lidhura me matematikën dhe gjuhën e shenjave.

“Punëtoritë mbahen në atmosferë shumë pozitive. Udhëzimet e marra dhe aktivitetet i realizojmë me dëshirë dhe interes. Jam shumë e kënaqur dhe e lumtur që e zgjeroj rrethin tim të shokëve dhe mësoj gjëra të reja”, shprehet një nxënëse.

Berna shton, “Të gjitha lojërat ishin të karakterit edukativ që mund të zbatohen edhe në kushte shtëpiake, ndërsa një pjesë e tyre mund t’u ndihmojnë fëmijëve me nevoja të posaçme arsimore në përvetësimin e materialit mësimor dhe zhvillimin e motorikës. Rezultatet e arritura të nxënësve janë befasuese në raport me përvetësimin e tyre të shpejtë të aktivitetit. Nxënësit bashkëpunojnë mes vete, pa marrë parasysh nacionalitetin dhe gjuhën që e flasin dhe tregojnë atmosferë pozitive për punë”.

Në SHF “Marshall Tito” nga Strumica, në kuadër të seksionit të matematikës, realizohen disa takime që ishin të orientuara drejt përpunimit të shtëpive për ushqim të shpendëve, nën parullën “T’i ushqejmë shpendët në dimër”. Nxënësit së bashku me mësimdhënësit, një ekip nga shkolla dhe një prind, i përpunuan me sukses shtëpitë e planifikuar për shpendët. Ata i ngjyrosën dhe dekoruan shtëpitë e përgatitura dhe më pas përmes platformave digjitale i prezantuan punimet e tyre dhe sqaronin se si i kanë përpunuar të njëjtat. Me respektimin e të gjitha protokolleve për mbrojtje, nxënësit së bashku me mësimdhënësit i vendosën këto shtëpi për ushqim në afërsi të shkollës dhe i mbushën me ushqim përkatës.

Në SHF “Marshall Tito” nga f. Murtinë, sivjet realizohet seksioni Fizikantë të rinj në të cilin janë anëtarë 20 nxënës nga të dy gjuhët mësimore (gjuhë maqedonase dhe turke). Nxënësit së bashku me mësimdhënësit e tyre, përmes seksionit hyjnë më detajisht në aktivitete të caktuara eksperimentale hulumtuese që janë të lidhura me fizikën. Për shkak të situatës me virusin, të gjitha aktivitetet realizohen në distancë. Kështu që njëri prej aktiviteteve të realizuara është “Shpërthimi i vullkanit”. Gjatë këtij aktiviteti nxënësit së pari u njoftuan me kuptimin e vullkaneve dhe arsyet për shpërthimet e tyre. Më pas kishin për qëllim të përpunojnë një maketë të vullkanit në kushte shtëpiake.

Këto aktivitete të përbashkëta u ndihmojnë nxënësve që të zhvillojnë shkathtësi të tyre, duke mësuar gjëra të reja dhe duke zhvilluar ide kreative. Ata shoqërohen me bashkënxënësit e tyre të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore me çka njoftohen më mirë me më shum bashkësi etnike dhe gjuhë.

Ky aktivitet është pjesë e projektit për Përforcimin e bashkëpunimit multietnik në komuna, i mbështetur nga Fondacioni për Fëmijë Pestalloci (FFP).