Aktivitete interesante digjitale në kuadër të seksioneve të përbashkëta për integrim ndëretnik në shkolla

689
Në kuadër të seksioneve të shkollës në të cilat janë anëtarë nxënës nga shkollat fillore të projektit të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore, përmes formës në distancë shoqëroheshin dhe merrnin pjesë në aktivitete interesante digjitale. Këto aktivitete janë pjesë e projektit “Forcim i bashkëpunimit multietnik në komuna”, të mbështetur nga Fondacioni për Fëmijë Pestaloci.

Për shkak të gjendjes së krizës me COVID-19, vazhdojnë të zbatohen iniciativat e shumta përmes platformës dhe veglave digjitale. Përmes bashkëpunimit të përbashkët, nxënësit arrijnë të krijojnë produkte kreative dhe të hulumtojnë në tema që janë në interesin e tyre.

Si pjesë e seksionit “Farkëtar të nxënies” nga SHF “Panajot Ginovski” në Shkup, nxënësit diskutuan për teknikën qëndisje dhe i prezantuan punimet e tyre. Në një copë pëlhurë, ata qëndisën nga një shkronjë të porosisë „#STAY HOME!“ në mënyrë që të ngrenë vetëdijen për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e përhapjes së virusit. Gjithashtu, nxënësit diskutuan edhe për aktivitete të mundshme të ardhshme, ndaj vendosën të bëjnë edhe gazetë elektronike në të cilën do t’i publikojnë të gjitha punimet e deritanishme.

Nxënësit nga SHF “Marshall Tito” nga Strumica, gjithashtu vazhduan aktivitetet në kuadër të seksioneve të tyre. Nxënësit nga seksioni “Hulumtues të rinj”, me iniciativë të tyre realizuan një aktivitet humanitar për përpunimin e 100 maskave mbrojtëse nga veshja e vjetër që u ka qenë në gjendje të mirë, të dedikuara për popullatën më të rritur ose për atë që nuk janë në gjendje të furnizohen me të njëjtat.

Gjatë periudhës së kaluar u realizuan më shumë aktivitete në kuadër të seksionit “Fizikanë të rinj” nga SHF “Marshall Tito” nga Murtino. Njëri prej tyre është përpunimi i elektromagnetit përmes eksperimentit në shtëpi pa përdorimin e rrymës elektrike. Nxënësit në një copë hekuri të butë bënë qindra mbështjellje nga teli i hollë i bakrit. Skajet e telit i lidhën me polet e baterisë. Pasi ishte përpunuar elektromagneti, përmes platformave digjitale për komunikim me mësimdhënësit e tyre diskutuan për mënyrën në të cilën punon ai dhe zbatimin e tij në jetën e përditshme.

Aktivitetet që realizohen në kuadër të seksioneve i nxisin të rinjtë të ndërmarrin iniciativa interesante dhe u japin mundësi të argëtohen së bashku derisa janë në shtëpi dhe të mësojnë në frymën e integrimit ndëretnik.

Ky aktivitet është pjesë e projektit për Përforcimin e bashkëpunimit multietnik në komuna, i mbështetur nga Fondacioni për Fëmijë Pestalloci (FFP).