Aksion rinor për mbrojtjen e mjedisit dhe ngritjen e vetëdijes për aktivitetin fizik

332
Më 12 maj të vitit 2022, nxënësit nga Aerodromi organizuan aksion rinor, të mbështetur nga Komuna e Aerodromit Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjve në Arsim, i implementuar nga Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) në bashkëpunim me Forumin Rinor Arsimor. Nxënësit e shkollave fillore “Goce Dellçev”, “Bllazhe Koneski” dhe “Gjorgjija Pulevski” u tubuan në këndin për lojëra sportive në Lisiçe të Poshtme dhe së bashku morën pjesë në disa aktivitete.

Një pjesë e tyre luanin basketboll në këndin e rinovuar për lojëra, derisa pjesa tjetër mbillnin drunj në park dhe vozisnin biçikleta dhe skejtborda. Në këtë mënyrë, nxënësit kontribuuan në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ngritën vetëdijen për nevojën për aktivitet më të madh fizik.

„Jemi shumë të lumtur që sot jemi këtu dhe që arritëm ne si të rinj të kontribuojmë me diçka në shoqërinë. U shoqëruam, dhamë mendimet tona, punuam dhe kontribuuam që ky kënd i lojërave të duket më bukur”, shprehen nxënësit.

Gjatë aksionit, atyre iu bashkua Don Karmin, drejtoresha e Zyrës për Zhvillim të USAID-it në Maqedoninë e Veriut, e cila bisedoi me të rinjtë për atë që e kanë mësuar gjatë planifikimit dhe zbatimit të aksionit dhe e theksoi rëndësinë e nxitjes së aktivizmit rinor për ndryshime pozitive në bashkësinë.

Jemi shumë të lumtur që bashkëpunojmë me komuna, shkolla, bashkësi dhe më e rëndësishme, me të rinjtë në mënyrë që të hapen iniciativa të këtilla që rrjedhin nga të rinjtë dhe me të cilët shtohen vende dhe mundësi të shkëlqyeshme. Kjo është një ditë shumë frymëzuese dhe ishte shumë bukur të shihet të gjithë nxënësit së bashku duke kremtuar sukseset e tyre së bashku me përfaqësuesit e shkollave, komunave dhe tërë bashkësinë”, shprehet Doni.

Ajo është e lumtur edhe me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski dhe përfaqësuesit e komunës dhe shkollave me të cilët diskutoi për atë se si do të vazhdojnë t’i mbështesin të rinjtë dhe iniciativat e tyre.

Aksioni është rezultat i punëtorive onlajn në të cilat morën pjesë nxënësit në periudhën e kaluar në të cilat i identifikuan sfidat dhe zgjidhjet e mundshme për përmirësimin e gjendjes në komunën e tyre. Përmes takimeve onlajn për përfaqësim, ata bashkëpunonin edhe me autoritetet lokale që i prezantuan zgjidhjet e tyre ideore dhe siguruan mbështetjen e duhur. Kështu, nxënësit arritën t’i realizojnë idetë e tyre, duke theksuar rëndësinë e aktivizmit rinor.

Edhe gjatë periudhës së ardhshme do të organizohen aksione rinore në disa komuna të shtetit.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.