Në fillim të qershorit, viti 2019, tridhjetë nxënës nga shkollat fillore të Komunës Butel organizuan aksion rinor në Parkun e Qytetit në Shkup. Nxënësit kishin vendosur tabela me mesazhe në disa lokalitete në park, ndërsa sipas të rinjve, të njëjtit do të kontribuojnë për ngritjen e ndërgjegjës për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe pasojat e dëmshme nga hedhja e mbeturinave në liqenet dhe në hapësirat me barë në park, por njëkohësisht edhe do t’i nxisin vizitorët nga bashkësitë e ndryshme etnike, sidomos më të rinjtë, së bashku të argëtohen në park duke u respektuar mes vete.
Drejtuesja e Sektorit për arsim pranë Qytetit të Shkupit, Daniela Adamova iu bashkëngjit të rinjve gjatë nismës dhe theksoi se Qyteti i Shkupit do të vazhdojë edhe më tej t’i kushtojë vëmendje të madhe dhe të ketë veshë për nevojat e të rinjve. Ajo e potencoi edhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe sektorit civil për arritje të ndryshimeve pozitive dhe afatgjate.
Kjo nismë është produkt final nga procesi afatgjatë në të cilin morën pjesë nxënës në kuadër të Projektit të USAID-it për integrim ndërtetnik të të rinjve në arsim, me mbështetje të Qytetit të Shkupit, organizuar në bashkëpunim me Forumin rinor arsimor. Në fillim të shtatorit, viti 2018, nxënësit nga bashkësi të ndryshme etnike së bashku e festuan Ditën ndërkombëtare të paqes në Parkun e Qytetit në Shkup, me ç’rast identifikuan edhe disa mungesa në park.
Pastaj nxënësit dhanë edhe propozime konkrete për zgjidhjen e mungesave, gjatë seminarit për mendim kritik, duke fokur në mënyrë të argumentuar dhe nisma nxënësish organizuar në tetor të vitit 2018. Me qëllim që t’i bartin idetë e tyre dhe nisma të institicioneve përgjegjëse, të rinjtë u takuan me kryetarin e Shkupit, Petre Shilegov në fillim të shkurtit, viti 2019 dhe i dorëzuan letër me rekomandime konkrete.
Gjatë vitit të ardhshëm shkollor, Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Projektin do të mbështesë edhe të pakrën dy nisma, ndërsa do të vazhdojë edhe t’ju japë mbështetje shkollave të organizojnë aktivitete për përmirësimin e integrimit mes të rinjve nga bashkësi të ndryshme etnike dhe përforcim i vlerave civile tek ata.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.