Prej më 3 deri më 7 qershor 2017, Qendra e Maqedonisë për Edukim Qytetar organizoi kamp veror në kuadër të Programit për mikro bursa për rritjen e qasjes në gjuhën angleze për nxënësit Access nga Kumanova.
Kampi veror u realizua në periudhë prej 5 ditësh, ndërsa nxënësit patën mundësi të mësojnë dhe të përpunojnë tema siç janë Dita e Pavarësisë së SHBA-së, arte Acces dhe zanate, Lojëra olimpike, Talent shou dhe shumë të tjera.
Qëllimi i kampit veror ishte nxënësve t’u sigurohen informacione për atë se si të festohet Dita e Pavarësisë së SHBA-së dhe t’u përmirësohen aftësitë artistike dhe artizanale përmes disejnimit dhe prodhimit të produkteve të ndryshme të leshit, qelqit, ngjyrës dhe stolive të përpunuara në dorë. Nxënësit gjithashtu patën mundësi t’i shfaqin talentet e tyre muzikore dhe artistike në “Mbrëmjen e talenteve” dhe të garojnë në sporte të ndryshme gjatë “Ditës së Lojërave olimpike”.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për programin për mikro bursa për rritjen e qasjes në gjuhën angleze – Access, i cili financohet nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni.