Përfshirja e fëmijëve të cilët janë jashtë shkollave në sistemin arsimor

315

Kohëzgjatja: mars 2017 – janar 2018
Realizuesi: Qendra maqedonase për arsim qytetar (QMAQ)
Partnerë: Fondacioni i fëmijëve ”Pestaloci”, Ministria e Arsimit dhe Shkencave (MASh), Drejtoria për zhvillim dhe avancim të arsimit të gjuhëve të përkatësive të bashkësive (DZhAAGjPB), institucionet kyçe arsimore, 12 komunat dhe 49 shkollat fillore në Maqedoni.
Grupi i plotë: Fëmijët të cilët janë jashtë shkollës në moshën 6-17 vjeçare.

Rezultati 1: Identifikimi i fëmijëve të cilët gjenden jashtë shkollës në 12 komuna
Nëpërmjet hulumtimit në terren/mbledhjes së të dhënave në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave dhe DZhAAGjPB, projekti do t’i identifikon nxënësit të cilët janë jashtë shkollës, shkaqet për mos praninë në mësim, dhe për braktisjen e shkollës si dhe nevojat të cilat duhet të plotësohen që fëmijët të rikthehen ose të regjistrohen në shkollë.
Rezultatet nga hulumtimi në terren dhe rekomandimet për përmirësim do të futen në Raportin nga hulumtimi dhe do të prezantohen para grupeve të plota në nivel lokal ose shtetëror.

Rezultati 2: Miratimi i programeve mësimore për rikthime nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit (BZhA), projekti do ta mbështet miratimin e programeve mësimore që t’i plotësojnë nevojat e rikthimeve ose të fëmijëve të porsa regjistruar.

Rezultati 3: Sigurimi i mbështetjes dhe bursat për rikthime dhe fëmijët e porsa regjistruar
Mbi bazë të raportit nga hulumtimi, projekti do të dizajnon mbështetje individuale, e.a. iniciativa me qëllim që fëmijët të regjistrohen ose të rikthehen në shkollë. Mbështetje e dizajnuar do t’u sigurohet 100-150 fëmijëve të cilët janë jashtë shkollës:

Rezultate të arritura:
– Me hulumtimin në terren të zbatuar në 12 komuna janë identifikuar 1144 fëmijë të cilët nuk ndjekin shkollën, të moshës prej 6-17 vjeç;
– 1122 prindërit e fëmijëve të cilët nuk shkojnë në shkollë i dhanë arsyet se pse nuk e ndjekin shkollën dhe e kanë ndërprerë arsimin, si edhe nevojat të cilat duhet të plotësohen që fëmijët e tyre të kthehen ose të regjistrohen në shkollë;
– Përfaqësuesit zyrtarë relevantë dhanë informacione të rëndësishme për përgatitjen e raportit për hulumtimin: 71 përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Qendrat për punë sociale, njësitë e vetëqeverisjes lokale, shkollat fillore, prindërit dhe OJQ lokale;
– U krijua bazë e të dhënave për hulumtimin në terren për 1144 fëmijët e identifikuar të cilët nuk e ndjekin mësimin e cila përmban informacione për mosvizitimin, statistikë lidhur me gjininë, moshën, qytetin ku jetojnë etj;
– 47 fëmijë të cilët nuk e ndjekin mësimin (6-8 vjeç) kanë marrë mbështetje nga projekti dhe janë regjistruar në shkollë. Për të gjithë është vërtetuar se rregullisht e ndjekin mësimin;
– Raporti për hulumtimin së bashku me konstatimet të cilat i përmban, i cili u prezentua para 60 faktorëve arsimorë, e ngriti vetëdijen për çështjen e fëmijëve të cilët nuk e ndjekin mësimin. MASH shprehu përkushtim për zgjidhjen e çështjeve të fëmijëve të cilët nuk e ndjekin mësimin me masa konkrete.