Familjet dhe Fëmijët në Arsim (FDFA)

422

Realizuesi: Universiteti për arsimin e arsimtarëve nga Cyrihu, në bashkëpunim me Qendren Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ)
Kohëzgjatja: Janar 2017 – Dhjetor 2018
Qëllimi: Përmirësimi i kompetencave personale dhe shkathtësive jetësore te fëmijët e prekur.

Përshkrimi: Fëmijët dhe familjet dhe në arsim (FFA) është projekt i cili ka për qëllim t’i mbështesë fëmijët e mjediseve të rrezikuara sociale, veçanërisht fëmijët e përkatësisë etnike rome, të jenë të vetëdijshëm për aftësitë e tyre dhe të inkurajohen në zhvillimin e tyre. Përmes mësimit aktiv të aftësive jetësore dhe ndërtimit të kompetencave tek këta nxënës, në kuadër të projektit ndihmohet që të rritet vetërespektimi i tyre dhe besimi i tyre ndaj vlerës së shkollës dhe arsimit. Në këtë mënyrë, nxënësit do të jenë më të përgatitur të ballafaqohen me jetën e përditshme dhe ta gjejnë rrugën e tyre në shoqëri.

Ky projekt është disejnuar për fëmijë prej 4 deri në 14 vjeç. Në projekt janë përfshirë 7 shkolla fillore në të cilat ka numër të madh të nxënësve romë dhe fëmijë të mjediseve të margjinalizuara.

Në kuadër të projektit u punua në përforcimin e kapaciteteve të mësimdhënësve dhe punëtorëve profesionistë, sigurimin e qëndrueshmërisë dhe përgatitjen e materialeve teknike dhe profesionale.