Çfarë mendojnë nxënësit nga SHMEJQSH „Arseni Jovkov“ për orët e përbashkëta?

26

Anastasija:

Në fillim të tetorit udhëheqësja jonë e paraleles na njoftoi se paralelja jonë do të jetë e përfshirë në projektin për arsim multietnik. Ajo na sqaroi se një pjesë të orëve do t’i mbajmë së bashku me bashkënxënësit tanë të vitit të parë, të cilët ndjekin mësimi në gjuhën mësimore shqipe. Më duhet të pranoj se në fillim kjo ide më tingëllonte shumë e çuditshme dhe e pazakonshme duke marrë parasysh barrierën gjuhësore mes nesh, nxënësve.

Në orën e parë të përbashkët të gjithë ishim disi si në ngërç, të tendosur, kishim ndjenja të përziera, sikur na vinte turp të nxjerrim ndonjë fjalë nga goja. Profesoreshat Besa dhe Ubavka e larguan me sukses këtë tremë mes nesh pikërisht me sjelljen e tyre spontane dhe të drejtpërdrejt. Ata na treguan një shembull se si duhet të respektohemi dhe të sillemi mes vete.

Orët shtoheshin dhe çdo orë e re paraqiste sfidë të re për të gjithë ne. Ngadalë filluam të njihemi, të lirohemi në diskutimet dhe secili prej nesh t’i mbroj argumentet dhe qëndrimet e tij.

Aktiviteti i këtillë na ndihmoi t’i zhvillojmë qëndrimet tona kritike ndaj disa temave të caktuara që i përpunojmë në orët siç janë: kujdesi për shëndetin personal, mënyra e të ushqyerit, kujdesi për mjedisin jetësor, stereotipat, traditat, të njihemi po madje edhe në mënyrë virtuale…

Orët e këtilla janë ide e mirë në mënyrë që të zhvillohet fryma multikulturore te ne nxënësit, por konsideroj se duhet të jenë të organizuara si aktivitete plotësuese ose jashtëshkollore, e jo në kuadër të mësimit të rregullt.

Mendoj se duhet të lihet mundësi që nxënësit të përfshihen vetë në aktivitetet e këtilla, në mënyrë që të mos fitohet përshtypje se diçka na është imponuar dhe duhet të jetë patjetër ashtu.

Prania në këto orë, për mua është një përvojë e re dhe e këndshme që më solli miqësi të reja.

Alma:

Pata kënaqësinë të marr pjesë në këto aktivitete. U kënaqa në secilën orë që e kishim dhe secila orë kishte porosi të fuqishme për të gjithë ne. Diskutuam për tema që janë të rëndësishme për ne si individë të rinj.

Nuk do ta ndryshoja këtë dhe do të vazhdoja me orët në nivel javor. Profesorët ishin shumë të sjellshëm dhe kuptonin dhe çmonin gjithçka që bënim dhe diskutonim. Si nxënëse, mendoj se orët e përbashkëta janë ide e shkëlqyeshme meqë përveç asaj që kemi debatuar së bashku, me bashkënxënësit tanë të gjuhës tjetër mësimore u bëmë edhe miq, që ishte vërtetë argëtuese.

Të gjithë ishin të kulturuar dhe të sjellshëm. U kënaqa në çdo mënyrë të mundshme!

Dushko:

Qëkur ishim viti i tretë në arsimin e mesëm, në orën e parë nga mësimi praktik profesoresha na tregoi se e ka përzgjedhur klasën tonë për pjesëmarrje në një projekt, respektivisht, mbajtje të orëve multietnike. Me kënaqësi pranuam gjithë klasa, duke e dëgjuar profesoreshën e cila na rrëfente për përvojën e saj me gjeneratat paraprake. Pas orës së parë të përfunduar me sukses ne me padurim e pritnim orën e radhës meqë u njohëm me nxënës të nacionaliteteve tjera. Punonim së bashku, komunikonim, shoqëroheshim edhe pas orëve, madje edhe përpiluam plane që duhej t’i realizojmë bashkërisht, por fatkeqësisht situata me virusin na pengoi në këtë dhe kështu e mbaruam vitin shkollor 2019/2020.

Kur e filluam vitin shkollor 2020/2021, në orën e parë profesoresha e gjuhës gjermane na pyeti nëse klasa jonë do të donte sërish të jetë pjesë e projektit për orë multietnike, që do t’i mbajnë onlajn, si edhe mësimi i rregullt. Të befasuar, por me dëshirë të madhe dhe motiv pranuam, ndonëse ishim të vetëdijshëm se orët do t’i mbajmë onlajn. Ora e parë që na ishte njohje me profesorin dhe nxënësit e klasës tjetër na kaloi në mënyrë të shkëlqyeshme. Meqë këto orë na janë mbajtur në njëfarë mënyre virtuale, vetë shoqërimi ishte virtual, por nga aspekti im si individ mundem vetë të them në mënyrë më të sinqertë se orët na shkonin si është më mirë. Me shokët tanë të rinj së bashku bënim përpjekje për t’i bërë detyrat, zhvillonim debat për probleme dhe tema të ndryshme. Këto orë më ishin thjesht si relaksim, por edhe mësuam shumë gjëra dhe bashkërisht morëm përgjigje në shumë pyetje dhe dilema për të cilat kam menduar. Kështu që, ngadalë por me sukses ne si maturantë e mbaruam edhe këtë vit shkollor.

Shpresoj se ky projekt do të mbahet edhe një kohë shumë të gjatë, meqë është një përvojë e madhe që do t’ua rekomandojë gjeneratave të ardhshme për arsye se vetë nuk mund të bëjmë asgjë, por bashkërisht të bashkuar mund të bëjmë shumë, shumë më tepër. Duke përjashtuar ndjenjën e diskriminimit me mirëkuptim ndërtohet edhe shtëpia.