Zhvillimi i arsimit në komuna

160

Kohëzgjatja: mars 2006 – shkurt 2008
Donator: Instituti për Bashkësi të Qëndrueshme – IBQ në kuadër të projektit të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së – USAID Projekti për përforcimin e shoqërisë qytetare

Qëllime: Të sigurohet mbështetje për shoqërinë qytetare përmes vendosjes së partneriteteve efikase lokale të cilat i lehtësojnë proceset e decentralizimit të arsimit në Maqedoninë e Veriut; vendosja e mekanizmave partnere midis komunave, shkollave dhe organizatave joqeveritare për qëllimet e përmirësimit të arsimit në Maqedoninë e Veriut; stimulimin e aktiviteteve për përmirësimin e arsimit në nivel komunal.

Rezultate:
• Komunikim i përforcuar dhe bashkëpunim midis komunave, shkollave dhe OJQ-ve për qëllimet e zgjidhjes së problemeve në sferën e arsimit në bashkësi;
• Ndërtimi i kapaciteteve të përfaqësuesve të shkollave, OJQ-ve dhe personave zyrtarë komunal për mbështetjen e proceseve për decentralizim të arsimit;
• U vendos Trup Arsimor Komuna (TAK) në 10 komuna të zgjedhura të përfshira me projekt, i përbërë nga 5 anëtarë – përfaqësues të shkollave fillore dhe OJQ-të lokale dhe personave zyrtarë të komunave;
• Të gjitha komunave u janë siguruar grante të vogla me qëllim që të njëjtat të alokohen sipas prioriteteve shkollore të përcaktuara nga TAK;
• Janë miratuar politika komunale arsimore si model për mbështetjen e procesit të decentralizimit të arsimit, me qëllim që të sigurohet mbështetje e qëndrueshmërisë të partneriteteve të vendosura lokale.