Trajnim për softuer arsimor për mësimdhënësit e klasave 1-4 të shkollave fillore

192

Kohëzgjatja: nëntor 2006 – qershor 2010
Donator: Programi i USAID-it për zhvillimin njerëzor dhe institucional në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA)

Qëllimi: Të rritet numri i mësimdhënësve të shkollave fillore të cilët përdorin praktika mësimore alternative dhe inovative dhe teknika gjatë mësimit të rregullt dhe të sigurohet mbështetja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), së bashku me Byronë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA), si institucion i cili është përgjegjës për përgatitjen e programeve mësimore. Grupi qëllimor i projektit ishin mësimdhënësit që ligjërojnë prej klasës 1-4.

Rezultate:
• Softueri ToolKid u lokalizua në gjuhën maqedonase dhe shqipe, u përgatitën programe mësimore relevante dhe softueri u instalua në 100 shkolla fillore, si resurs arsimor gjithëpërfshirës dhe vegël për hulumtimin e nevojave të të gjithë nxënësve të shkollave fillore prej klasës 1 deri në klasën 4;
• 5.779 pjesëmarrës e përfunduan trajnimin në kuadër të projektit;
• Rezultatet e mësimdhënësve të klasave 1 deri në 4 u përmirësuan dhe ata u aftësuan për integrimin e softuerit ToolKid në procesin mësimor për të gjitha lëndët e klasës 1 deri në 4, si dhe për lëndën zgjedhore “Punë me kompjuterë” si pjesë e programit mësimor kombëtar.