Realizimi i programit për mësimin e gjuhës angleze

202

Kohëzgjatja: gusht 2017 – shtator 2018
Donator: Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut

Qëllimi: Programi njëvjeçar u siguroi nxënësve të shkollës fillore të moshës 12 deri në 14 vjeç dhe nxënësve të shkollës të mesme të moshës 14 deri në 16 vjeç mundësi për t’i zhvilluar aftësitë e tyre për gjuhën angleze, të zhvillojnë aftësi të menduarit kritik dhe ta rrisin vetëdijen për barazinë gjinore dhe tolerancën. “Ëndrra dhe miqësi” mundësoi sesione përmes Skajpit me bashkëmoshatarë nga SHBA-ja dhe mundësoi studimin e veprave të ndryshme poetike të Lengston Hjuz, ndërsa “Romani grafik” u fokusua në tema të cilat lidhen me SHBA-në të cila janë të prezentuara përmes rrëfimit, përmes revistave komike dhe ilustrimeve grafike.

Rezultate:
• Aftësi dhe kompetenca të përmirësuara për gjuhën angleze;
• Aftësi dhe kompetenca të fituara të cilat mund të zbatohen në të ardhmen.