Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim (PINA)

225

Kohëzgjatja: dhjetor 2011 – mars 2017
Donator: USAID Maqedonia e Veriut

Qëllimi: Ndërgjegjësimi dhe sigurimi i trajnimeve të ndryshme, i ndihmës teknike dhe stimulimi i këshillave shkollorë, drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve dhe i të punësuarve në administratë për mbështetjen e integrimit ndëretnik në arsim. Projekti dedikohet për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, duke i përfshirë nxënësit, mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, anëtarët e këshillave shkollorë, prindërit dhe bashkësitë lokale. Qëllimi i projektit është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e integrimit ndëretnik dhe pse është ai me rëndësi jetike për stabilitetin e ardhshëm të vendit dhe anëtarësim në Bashkim Evropian. Mësimdhënësve, trupit drejtues të shkollave dhe këshillave shkollorë u janë zhvilluar aftësitë të cilat u nevojiten për punë në një mjedis multietnik, që të sigurohet ndihmë gjatë parandalimit të ndarjeve në bazë etnike në shkollat dhe bashkësitë e tyre dhe të krijohen kushte të cilat e promovojnë integrimin etnik. Përmes intervenimeve të pjesshme dhe intensive në disa shkolla të zgjedhura, janë siguruar shembuj për praktikat më të mira dhe leksione të mësuara që të kontribuohet për të kuptuarit më thelbësor të qasjeve të ndryshme drejt integrimit etnik. Janë siguruar rinovime shkollore për shkollat që të stimulohen të marrin pjesë në aktivitetet për integrimin etnik. Këtyre bashkësive u është siguruar ndihmë me përmirësimin e infrastrukturës dhe mjedisit për të mësuar në shkollat e tyre, duke e përfshirë edhe mundësimin e qasjes për personat me aftësi të kufizuara në këto shkolla, financuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së/Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA-së.

Rezultate:
• Mbi 2000 shkrime mediatike lidhur me aktivitetet e projektit u publikuan gjatë kohëzgjatjes së projektit dhe 35 vizita terrenore u organizuan për redaktorë dhe gazetarë;
• U organizuan mbi 9-hapje solemne për shkollat e rinovuara, festivale, panaire, forum teatro, debate publike dhe ngjarje të tjera promovuese;
• U formuan 18 klube debutuese dhe 7 kate kreative në shkollat e mesme, me ç’rast u përfshinë mbi 800 nxënës;
• U trajnuan mbi 900 mësimdhënës dhe nxënës për shfrytëzimin e qasjes multimediatike gjatë krijimit të përmbajtjeve të cilat e promovojnë integrimin ndëretnik, ndërsa 433 mësimdhënës – anëtarë të Ekipeve për Integrim Shkollor (EISH) u trajnuan për prezantim efektiv publik;
• Në „Doracakun për vlerësimin integral të shkollave“ të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit (ISHA) u inkorporuan tregues për integrim ndëretnik, si dhe instrumentet për integrimin ndëretnik në arsim u modifikuan. Inspektorët e ISHA u trajnuan për shfrytëzimin e treguesve gjatë zbatimit të vlerësimit integral në shkolla;
• Koncepti i integrimit ndëretnik në arsim u integrua në trajnimet për drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme të Qendrës Shtetërore të Provimeve për dhënien e provimit shtetëror;
U vendos procedurë për certifikim për integrimin ndëretnik në arsim dhe u dhanë rreth 1.800 certifikata për mësimdhënësit;
• U krijuan Ekipe për Integrim Shkollor (EISH) në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme (436). U trajnuan 2433 përfaqësues të EISH;
• 434 përfaqësues të shërbimeve shkollore profesionale në 387 shkolla u trajnuan për integrimin ndëretnik në arsim;
• 160 mësimdhënës u trajnuan për zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta sportive të nxënësve dhe lojërave argëtuese, janë organizuar në 38 shkolla fillore në 37 komuna. Mbi 1.800 nxënës morën pjesë në aktivitetet;
• U vendosën 395 partneritete midis shkollave në vend;
• U ndanë grante të vogla për aktivitete të përbashkëta shkollore në 218 shkolla dhe u organizuan rreth 1000 aktivitete të përbashkëta të nxënësve;
• 9 shkolla u përfshinë në programin për inkluzionin e prindërve në integrimin ndëretnik në arsim dhe u organizuan rreth 40 aktivitete në të cilat janë përfshirë mbi 100 prindër;
• U vendosën 6 shkolla modele në Maqedoninë e Veriut. Mbi 1000 nxënës, së bashku me prindërit e tyre dhe me mbështetjen e mësimdhënësve i ndërmorën mbi 153 nisma në kuadër të aktiviteteve të ndryshme, siç janë: pjesëmarrja demokratike, punëtoritë multikulturore, ekskursionet, aktivitetet sportive dhe argëtuese;
• U krijuan publikimet: Praktikum për integrimin e mësimit multikulturor në procesin mësimor për arsimin fillor dhe të mesëm, Doracaku për këshillat shkollorë për shkollat fillore dhe të mesme, Pikëpamjet teorike dhe praktike për zbatimin e integrimit ndëretnik në programet për trajnimin e mësimdhënësve, 40 aktivitete sportive dhe lojëra argëtuese për integrimin e fëmijëve dhe të rinjve dhe publikime të tjera të cilat lidhen me integrimin ndëretnik në arsim;
• U rinovuan 63 shkolla, ndërsa shkollave u janë siguruar vegla për mirëmbajtje me ç’rast janë përmirësuar kushtet e punës në të njëjtat. 46181 nxënës dhe 5107 mësimdhënës realizuan përfitime nga rinovimi;
• Në 63 shkolla janë vendosur Ekipe për Rinovimin e Shkollave (ERSH). Mbi 482 anëtarë të ERSH u trajnuan për përgatitjen e planeve vjetore për mirëmbajtje dhe buxhete. U sigurua trajnim për 181 anëtarë të ERSH për mirëmbajtjen e objekteve shkollore;
• U botua publikimi “Udhëzime me doracak për mirëmbajtjen e objekteve shkollore” dhe i njëjti u përfshi në rregulloret ligjore të MASH.