Program për përforcimin e këshillave shkollorë

171

Kohëzgjatja: prill 2009 – prill 2010
Donatorë: Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) në kuadër të Programit për zhvillim institucional njerëzor i implementuar nga Mësimi Botëror

Qëllimet: Përforcimi i kapaciteteve të këshillave shkollorë për menaxhim me shkollat, siç është përcaktuar me ligj, duke i lehtësuar proceset për demokratizim dhe decentralizim në nivel të shkollave; sigurimi i informatave dhe njohurive lidhur me rolet, të drejtat dhe obligimet e këshillave shkollorë përmes aktiviteteve për trajnim dhe mentorim dhe diseminimin e “Doracakut për këshilla shkollorë”; përforcimi i këshillave shkollorë gjatë përmbushjes së përgjegjësive të tyre përmes ndarjes së praktikave më të mira dhe procedurave dhe praktikave të definuara qartë; stimulimi i aktiviteteve për përmirësimin e bashkëpunimit të ngushtë midis të gjithë faktorëve në drejtimin e shkollës në interesin më të mirë të nxënësve dhe shkollës. Grupi qëllimor i projektit ishin këshillat shkollorë dhe sekretarët shkollorë e të gjitha shkollave të mesme dhe fillore.

Rezultate:
• Në program morën pjesë 4.776 anëtarë të këshillave shkollorë dhe administratorë shkollorë, përmes sesioneve për trajnim dhe mësim lidhur me rolet dhe përgjegjësitë e këshillave shkollorë, dokumentet strategjike të cilat i miratojnë këshillat shkollorë, procedurat ligjdhënëse, këshillat financiarë dhe shkollorë, efektivitetin e këshillave shkollorë dhe sigurimin e cilësisë dhe komunikimi;
• Të gjithë anëtarëve të këshillave shkollorë të cilët morën pjesë në program u janë siguruar doracakë për këshillat shkollorë dhe të njëjtit u janë distribuuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Bashkësive të Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), USAID, Mësimit Botëror (World Learning) dhe të gjitha komunave;
• U rritë vetëdija për rëndësinë e këshillave shkollorë gjatë drejtimit me shkolla në nivel kombëtar;
• Këshillat shkollorë u përforcuan për menaxhim me shkollat, ndërmarrjen e roleve dhe përgjegjësive të tyre ashtu siç janë përcaktuar me aktet dhe nënaktet ligjore dhe ndërtimin e partneriteteve me bashkësitë lokale për mbështetjen e shkollave në angazhimet për t’u siguruar arsim cilësor nxënësve të tyre dhe t’i përmirësojnë rezultatet e tyre nga mësimi;
• U përmirësua bashkëpunimi midis të gjithë faktorëve: prindërve, mësimdhënësve, organeve qendrore arsimore, lidhur me udhëheqjen e shkollave në interesin më të mirë për shkollat dhe nxënësit;
• Këshillat shkollorë i promovuan shkollat si organizata për të mësuar dhe qendra për cilësi të lartë në shërbim të bashkësisë.