Partneritet midis prindërve dhe shkollës në SHF “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid”, Shkup, Komuna e Shuto Orizares

176

Kohëzgjatja: shtator 2005 – dhjetor 2005
Donatorë: Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e SHBA-së (USAID) në kuadër të Projektit për Trajnimin e Nxënësve të realizuar nga Mësimi Botëror/Maqedoni së bashku me Qendrën Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) dhe Qendrën për Zhvillim Institucional (QZHI)

Qëllime: Të përmirësohen kushtet fizike në shkolla, të sigurohet zhvillimi i kapaciteteve njerëzore përmes motivimit të mësimdhënësve, të mundësohet prindërit të ndjehen se kanë pjesëmarrje personale në progresin e shkollës, të rritet proaktiviteti i administratës shkollore lidhur me nevojat e nxënësve dhe prindërve dhe të maksimizohet përdorimi i objekteve shkollore përmes aktiviteteve jashtë shkollore. Grupi qëllimor i projektit përfshiu Grupin për partneritet midis prindërve dhe shkollës (Grupi për PPSH), mësimdhënësit dhe nxënësit e përfshirë në aktivitetet jashtë shkollore.

Rezultate:
• Për nxënësit e rrezikuar financiarisht të klasës 1 deri në klasën e 4 u siguruan 906 tekste shkollore;
• U përmirësuan kushtet/infrastruktura në shkollë përmes ndërrimit të 35 dyerve të klasave, rinovimi i dyshemeve në klasa, ndërrimi i dritareve në 7 klasa, riparimi i tubave në tualetet dhe vendosja e kornizave për dritare në dy klasa;
• Për Grupin për partneritet midis prindërve shkollës (Grupi për PPSH) u realizuan trajnime për ndërtimin e kapaciteteve me qëllim që të mundësohet vazhdimi i punës së këtij Grupi edhe pas përfundimit të projektit;
• Angazhim i rritur i prindërve, mësimdhënësve dhe drejtorisë së shkollës gjatë zgjidhjes së problemeve në shkolla;
• Vendosen praktika pozitive në kuadër të proceseve të vendimmarrjes në shkollë dhe qasjeve participuese;
• Është siguruar mbështetje për aktivitetet jashtë shkollore me përfshirjen e mbi 430 nxënësve;
• Grupi për PPSH organizoi kremtim përfundimtar shkollor.