Nismë partnere – Arsimim për zhvillim të qëndrueshëm (ESdPI)

199

Kohëzgjatja: dhjetor 2010 – nëntor 2012
Partnerë: Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) dhe Rrjeti i Qendrave për Politika Arsimore (RRQPA), Studimi social i proMonte – Bosnjë e Hercegovina, Eko Aksion – Bosnjë e Hercegovinë, Aksioni i gjelbër – Kroaci, Forum për lirinë e arsimit – Kroaci, Qendra për hulumtim dhe zhvillimin e arsimit, Instituti për studime sociale Zagreb – Kroaci, PRAKSIS Qendra për studime politike – Estoni, Instituti Ekologjik Stokholm, Qendra e Talinit/Instituti i Estonisë për zhvillim të qëndrueshëm – Estonia, Instituti ndërkombëtar për politikë arsimore, planifikim dhe menaxhim – Gjeorgji, Qendra arsimore e Kosovës – Kosovë, MAR – Mbrojtja dhe rehabilitimi i mjedisit jetësor – Kosovë, Shoqëria ekologjike Planetum – Strumicë – Maqedoni, Qendra për edukim 2000+ – Rumani, Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm Fokus – Slloveni.
Donator: Bashkimi Evropian
Lokacione: Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Estoni, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Rumani, Slloveni dhe Gjeorgji.

Qëllimi: Zhvillimi i partneritetit të fuqishëm rajonal midis organizatave qytetare arsimore dhe ekologjike që të stimulohen, të ruhen dhe të dalin para organeve publike dhe bizneseve lokale aktivitetet arsimore të cilat kanë të bëjnë me aspektet ekologjike të legjislaturës së BE-së dhe të politikave të përbashkëta dhe aktiviteteve të BE-së lidhur me ndryshimet klimaterike.

Rezultate:
• U krijuan 8 raporte kombëtare dhe një raport krahasues nga hulumtimi arsimor, që të sigurohet bazë për zhvillimin e politikave kombëtare individuale dhe fushatave për përfaqësim në sferën e arsimit;
• U organizuan 4 punëtori intra-nismëtare për ndarjen e informatave dhe ekspertizës;
• U përgatitën 3 module arsimore lidhur me aspektet ekologjike të legjislaturës së BE-së dhe angazhimet lidhur me ndryshimet klimaterike;
• U përpilua politikë kombëtare arsimore dhe u realizua fushatë kombëtare për përfaqësim.