Mbështetje rajonale për arsimin inkluziv

198

Kohëzgjatja: shkurt 2014 – tetor 2015
Partnerë: Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) dhe Rrjeti i Qendrave për Politika Arsimore (RRQPA)
Donator: Këshilli i Evropës

Qëllimi: Mbështetja e shkollave në zbatimin e politikave dhe praktikave inkluzive dhe ndihma gjatë përgatitjes së projekteve shkollore dhe planeve zhvillimore shkollore. Rrjeti i Qendrave për Politika Arsimore (RRQPA) dhe Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) në Maqedoninë e Veriut janë zgjedhur nga Këshilli i Evropës të shërbejnë si „Platformë për mbështetjen e shkollave gjatë zbatimit të politikave inkluzive“ dhe praktikave në kuadër të projektit “Mbështetja rajonale për arsim inkluziv” i financuar nga Komisioni Evropian. Ideja ishte ekipi i bashkëpunëtorëve profesional të paraqesë “mikun reflektues” për pilot shkollat nga shkurti 2014 deri në tetor të vitit 2015 duke ju ndihmuar në përgatitjen e projekteve shkollore për grant të Këshillit të Evropës, si dhe në përgatitjen e planeve zhvillimore të shkollës. Përmes bashkëpunimit bashkëveprues me ekipet shkollore, si dhe me kuadrin tjetër shkollor dhe me nxënësit e shkollës, shkolla kaloi përmes procesit të vetëvlerësimit. Shkollave u janë ofruar punëtori dhe mbështetje, në bazë të nevojave të tyre me qëllim që të përmirësohen politikat dhe praktikat tashmë ekzistuese si dhe të vendosen ato të reja inkluzive.

Rezultate:
• Përcaktimi i grupeve të fokusit (nxënës, prindër, mësimdhënës, bashkësi) në të gjitha 7 pilot shkollat;
• Mbështetja e 7 pilot shkollave në krijimin e planeve individuale zhvillimore të përshtatura në bazë të „Indeksit për metodologjinë e inkluzionit si dhe mbështetjen në procesin e vetëvlerësimit“;
• Mbështetja vijuese për pilot shkollat për zbatimin e planeve zhvillimore inkluzive të shkollave, duke përfshirë edhe përgatitjen e propozimeve për grante shkollore, menaxhimin me grante dhe sigurimin e cilësisë;
• Shtrohen raporte të shkurtra për progres me përshkrimin e rezultateve të aktivitetit deri tek Këshilli i Evropës në bazë tremujore;
• Në fazën finale të Projektit, janë krijuar plane për qëndrueshmëri të arsimit inkluziv për çdo pilot shkollë listë rekomandimesh për mënyrën se si të ruhet së mbështetjes në nivel kombëtar dhe rajonal.