Arsim cilësor inkluziv në shkollat fillore

97

Kohëzgjatja: qershor 2016 – dhjetor 2017
Donator: Zyra e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut

Qëllimi: Qëllimi i projektit ishte të përmirësohet mirëkuptimi tek mësimdhënësit e shkollave fillore (të cilët u ligjërojnë nxënësve të klasës së parë deri në të pestën) për mësimdhënien cilësore për aftësi matematikore dhe gjuhësore dhe avancimi i aftësive të mësimdhënësve për zbatimin e qasjeve mësimore inovative, me çka do të arrihen rezultate më të mira tek nxënësit me fokus të veçantë tek nxënësit e kategorive të cenueshme. Me mbështetjen e UNICEF-it dhe konsulentëve të huaj, u sigurua trajnim për mësimdhënësit, kuadrot shkollore, këshilltarët e BZHA-së dhe inspektorët arsimorë të ISHA, të cilët kanë rolin e edukatorëve nacional dhe mentorëve të përgjegjshëm për realizimin e trajnimeve për të gjithë mësimdhënësit e 31 shkollave të përfshira me projekt dhe sigurimin e mbështetjes së mentorit për mësimdhënësit në shkolla.

Rezultate:
• Kompetenca të zhvilluara të mësimdhënësve për arsimin inkluziv;
• Mbështetje e siguruar plotësuese enxënësve me nevoja të posaçme arsimore/me vështirësi gjatë mësimit;
• Përfshirja në proces e prindërve dhe e bashkësisë më të gjerë;
• Vetëdije e ngritur e shkollave dhe faktorëve tjerë me qëllim fokusim në ngritjen e nivelit të mbështetjes për nxënësit e grupeve të cenueshme dhe vendosjes së bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë midis komunave, shkollave dhe organizatave të përfshira në projekt;
• Organizim i trajnimeve të dedikuara për zhvillimin e mirëkuptimit të pjesëmarrësve dhe përmirësimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme për punë me grupet e margjinalizuara të nxënësve;
• Mbështetje e kuadrove shkollore në procesin e përforcimit të kapaciteteve të tyre për planifikim, zbatimin dhe ndjekjen e inkluzionit;
• Trajnim i mësimdhënësve dhe i bashkëpunëtorëve profesional për përgatitjen e planeve dhe programeve mësimore dhe qasjeve metodologjike në mësimdhënie në qendrat për transit në Gjevgjeli dhe Tabanoc dhe në „Qendrën për azilkërkuesit“ në Vizbeg.