Përfshirja e fëmijëve të cilët janë jashtë shkollave në sistemin arsimor

106

Kohëzgjatja: prill 2018 – dhjetor 2020
Zbatues: Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ)
Partnerë: Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Fondacioni për Fëmijë Pestaloci, institucione arsimore dhe shtetërore kryesore dhe shkolla prej 12 komunave (Manastiri, Vinica, Gostivari, Koçani, Kumanova, Prilepi, Strumica, Tetova, Shtipi dhe Qendra, Çairi dhe Shuto Orizarja – Shkup)
Target grupi: Fëmijë të moshës prej 6 deri 17 vjeç të cilët nuk shkojnë në shkollë (fëmijë të cilët aspak nuk janë regjistruar në shkollë dhe fëmijë të cilët parakohe e kanë braktisur procesin shkollor)

Qëllimi kryesor i projektit: Sigurimi i qasjes në arsim për fëmijët të cilët janë jashtë shkollave në sistemin arsimor në 12 komuna në Maqedoni.

Realizimi i këtij projekti do të sigurojë mbështetje në realizimin e prioritetit të Strategjisë për Arsim të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018-2019, e cila ka të bëjë me rritjen e përfshirjes së nxënësve dhe përmirësimin e inkluzionit në arsimin fillor, përmes vendosjes së modelit të qëndrueshëm për identifikimin e të gjithë atyre që obligohen për shkollim dhe ndjekjen e tyre deri në përfundimin e arsimit të detyrueshëm.

Rezultate të pritura:
1. Politika arsimore të avancuara për përfshirjen më aktive në sistemin arsimor të fëmijëve të cilët janë jashtë shkollës dhe atyre që e kanë braktisur shkollimin
Në koordinim me MASH do të formohet Grup i punës i projektit i përbërë nga përfaqësues prej më shumë ministrive (Ministria e Drejtësisë, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministria e Punëve të Brendshme), si edhe përfaqësues të institucioneve kryesore arsimore (Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Shërbimi Pedagogjik dhe Drejtoria për Zhvillimin e arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive në kuadër të MASH). Ky grup drejtpërdrejt do të punojë në plotësimin e Ligjit për arsim fillor si edhe në zhvillimin e protokolleve për bashkëpunim midis institucioneve në nivel qendror dhe lokal me qëllim që të krijohen parakushte të domosdoshme për realizimin e intervenimeve të planifikuara të projektit për përmirësimin e procesit të përfshirjes së fëmijëve që janë jashtë shkollave dhe të atyre që e kanë braktisur sistemin arsimor. Grupi i punës i projektit do të përgatisë:
– Mekanizma për ndarjen dhe këmbimin e të dhënave (në nivel qendror dhe lokal) për identifikimin e fëmijëve të cilët janë të moshës shkollore;
– Programe të shkurtuara mësimore të cilat do t’u mundësojnë nxënësve të saporegjistruar, si edhe atyre të cilët kthehen në shkollë, të kyçen në klasat përkatëse; dhe
– Procedurë për nostrifikim falas të dokumenteve për arsimin e përfunduar jashtë vendit për nxënësit e kategorive të ndjeshme sociale, me qëllim që të mund ta vazhdojnë arsimin e tyre.

2. Shkollat dhe komunat zbatojnë mekanizma efektive për regjistrimin dhe mbajtjen në shkollë të fëmijëve të cilët janë jashtë sistemit arsimor
Komunat dhe shkollat do të marrin mbështetje në procesin e rritjes së shkallës së regjistrimit dhe mbajtjes së fëmijëve në shkollën fillore, përmes zbatimit të mekanizmit për ndarjen dhe këmbimin e të dhënave për identifikimin e fëmijëve të cilët janë të moshës shkollore në tre pilot shkolla. Gjithashtu, në bashkëpunim me shkollat do të organizohen trajnime për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionistë për zbatimin e qasjeve metodologjike në punë të drejtuara ndaj fëmijëve dhe realizimin e aktiviteteve ndërkulturore, me qëllim që të përforcohet inkluzioni i fëmijëve prej grupeve të ndjeshme sociale.

3. Përforcohet bashkëpunimi midis prindërve dhe shkollave për mbështetje më të madhe të fëmijëve në procesin e shkollimit të tyre
Në kuadër të projektit, ndërsa në bashkëpunim me MASH, rreth 300 nxënës të cilët janë jashtë shkollave, ndërsa të cilët jetojnë në familje të rrezikuara sociale, do të marrin bursë dhe mbështetje gjatë regjistrimit në shkollë, me çka do t’u ndihmohet familjeve t’u mundësojnë shkollim fëmijëve të tyre. Do të realizohen edhe aktivitete të cilat do ta përforcojnë bashkëpunimin midis shkollave dhe prindërve me qëllim që të sigurohet se fëmijët do ta marrin mbështetjen e domosdoshme gjatë shkollimit të tyre dhe të mbeten në shkollë por edhe më mirë ta përvetësojnë materialin mësimor.