Programi për mikro-bursim për rritjen e qasjes deri te gjuha angleze – Access

148

Kohëzgjatja: shtator 2015 – gusht 2019
Realizuesi: Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ)
Partnerë: Ambasada e ShBA-ve në Maqedoni
Grupi i plotë: Nxënës të shkollave të mesme në moshë prej 14-17 vjeçar
Lokacione: Shkolla e mesme komunale gjimnazi ”Koço Racin” – Veles dhe Shkolla e mesme komunale „Pero Nakov“ Kumanovë

Qëllimi: Me programin dyvjeçar duhet të sigurohet bazë për zhvillimin e shkathtësive dhe kompetencave për gjuhën angleze nëpërmjet orëve jashtëmësimore dhe sesioneve intensive, si dhe shkathtësive për komunikim efektiv dhe mendim kritik nëpërmje interaksionit të drejtuar, strategjive për mësim kooperativ dhe kontekst i cili është i ndërlidhur me jetën reale.

Qëllimi i programit: Programi për mikro-bursimin e rritjes së qasjes  deri te gjuha angleze – Access i përgatit nxënësit për zhvillim të shkathtësive të gjuhës angleze me folësit të cilët gjuhën angleze ose e kanë ose jo gjuhë amë, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme për mësim me përvojë. Qëllimi i Access është që nxënësit t¢i kuptojnë kulturën dhe vlerat demokratike të ShBA-ve nëpërmjet aktiviteteve përkatëse për përmirësim. Përveç kësaj, nxënësve të përzgjedhur, Access do t’u siguroj njohuri avancuese të gjuhës angleze, që mund të sjell deri te vendet më të mira të punës, mundësitë për punësim dhe përvetësimin e mundësive për pjesëmarrje në dhe gara për këmbime të ardhshme dhe mësim në ShBA.

Rezultatet e pritura:
– Përmirësimin e shkathtësive dhe kompetencave të gjuhës angleze.
– Hapja e dritares drejt një bote më të gjerë të ideve dhe mundësive.
– Rritja e mundësive akademike për arsim më të lartë.
– Duke iu dhënë mundësi nxënësve që më mirë të  kontribuojnë drejt suskesit socioekonomik të familjeve dhe bashkësive të tyre.
– Përmirësimi i mundësive për kualifikim në programet e sponsoruara nga Qeveria e ShBA-ve dhe programet e tjera për këmbim.
– Përmirësimi i mundësive për punësim.