Arsim për punësim në Maqedoni (E4E@mk)

308

Kohëzgjatja: Prej në mars 2018 deri në shkurt 2022 (faza e parë)
Realizues: Helvetas Swiss Intercooperation, Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ), Oda Ekonomike e Maqedonisë
Partnerë: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale si edhe ministritë tjera përkatëse, institucionet shtetërore dhe shkollat për arsim të mesëm dhe trajnim, komunat, kompanitë e sektorit privat, ofruesit e shërbimeve për zhvillimin e aftësive profesionale dhe organizatat e shoqërisë civile
Grupi qëllimor: Të punësuarit në punë të papërshtathsme dhe të rinjtë e papunësuar të moshës 15-29 vjeç, duke përfshirë nxënësit e arsimit profesional dhe trajnimit, si edhe gratë, romët dhe personat me nevoja të posaçme.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit/rezultatet e pritura: Më shumë gra dhe burra, veçanërisht të rinj, punësohen në vende të leverdishme të punës si rezultat i arsimit të përmirësuar profesional dhe trajnimit dhe sistemit të përmirësuar për zhvillimin e aftësive profesionale, të mbështetur prej ndërhyrjeve të projektit E4E@mk.

Rezultati 1: Më shumë femra dhe meshkuj të punësuar në punë të papërshtatshme apo të papunësuar, duke përfshirë edhe persona të grupeve të ndjeshme, e shfrytëzojnë ofertën e përmirësuar për trajnim profesional joformal
Projekti do t’i mbështesë ofruesit e trajnimeve për të ofruar zhvillim të aftësive joformale profesionale të kërkuara nga tregu; do të mbështesë zhvillimin e mekanizmave për të siguruar që zhvillimi gjithëpërfshirës dhe i qasshëm i aftësive profesionale joformale shfrytëzohet në mënyrë efektive dhe/ ose do të mbështesë krijimin e mekanizmave të reja në këtë drejtim,  dhe do të orvatet në promovimin e perceptimit mbi zhvillimin e aftësive profesionale joformale si një element kyç për mësimin gjatë gjithë jetës dhe punësimit.

Rezultati 2: Nxënësit e shkollave të mesme përfitojnë nga më shumë trajnime formale profesionale të kërkuara në treg, që rezultojnë nga partneritetet efektive mes sektorit publik dhe privat
Projekti do të mbështesë pilotimin e skemave alternative të arsimit dhe trajnimit profesional përmes partneriteteve private-publike,; do të fuqizoj institucionet kyçe arsimore për të ofruar arsim dhe trajnim profesional cilësor dhe për të punuar në promovimin aktiv të arsimit dhe trajnimit profesional me qëllim që i njejti të perceptohet si një alternativë e qëndrueshme e karrierës.

Rezultati 3: Institucionet përkatëse krijojnë kushte më të volitshme legjislative për ofrimin dhe qasjen në zhvillimin inkluziv të aftësive profesionale të orientuara drejt tregut
Duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare, projekti do të përforcojë dialogun midis vendimmarrësve për zhvillimin e aftësive profesionale, duke përfshirë sektorin privat. Përveç kësaj, projekti do të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për aktorët e sektorit publik dhe privat për të rritur burimet për zhvillimin e aftësive profesionale.