Zëri i të rinjve nga Gostivari: Së bashku veprojmë për jetë më të mirë për të gjithë

315
Nga fundi i muajit mars 2018, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit dhe Forumin Rinor të Arsimit (FRA), në Gostivar u mbajt debati i tretë i të rinjve nga cikli debate rinore Youth Talks. Në diskutimin me temë “Të rinjtë e integruar veprojnë në nivel lokal” morën pjesë mbi 60 nxënës të bashkësive të ndryshme etnike prej shkollave fillore “Goce Dellçev”, “Edinstvo Bashkimi Birlik” dhe “Çajle” nga fshati Çajle.

Në fillim të ngjarjes, një përfaqësues i Komunës së Gostivarit iu drejtua të rinjve me ç’rast i inkurajoi të diskutojnë në mënyrë të hapur dhe i stimuloi të ndajnë ide kreative për përmirësimin e jetës së qytetarëve në bashkësi.

Pas fjalimeve përshëndetëse edhe prej përfaqësuesve të QMEQ dhe FRA, nxënësit e shkollave fillore punuan në tri grupe me temë: “Shkolla jonë”, “Mëhalla jonë” dhe “Qyteti ynë”. Gjatë punës në grupe, ata përmes vizatimeve bënë prezantime se si do të donin të duken shkollat dhe mëhallat e tyre, si dhe qyteti i tyre.

Në bazë të vizatimeve nga paramendimet e tyre, së bashku diskutuan për atë se si ata vetë do të mund të kontribuonin që të realizohen ato. Në fund, të rinjtë në grup i prezantuan propozimet e tyre, të përmbledhura dhe të pasqyruara përmes prezantimit më poshtë i cili jep zgjidhje në disa sfera të rëndësishme për përmirësimin e jetës së të rinjve.

“Duke u nisur nga definicioni i përgjithshëm për demokraci i cili thotë qeverisje e popullit, ne të rinjtë prej të gjitha bashkësive etnike përplot me fuqi jetësore dhe ide të reja duhet në mënyrë aktive të marrim pjesë dhe të veprojmë në krijimin e kushteve për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në qytetin e Gostivarit dhe jo vetëm por edhe në tërë Maqedoninë. Duke menduar në këtë temë, dëshiroj të ndaj disa ide dhe propozime për të cilat shpresoj se do të pranohen.

Kur flasim konkretisht për qytetin tonë, do të specifikojmë se i mungojnë disa gjëra të rëndësishme që jeta e të gjithë neve të jetë më e mirë. Të fillojmë nga ekologjia. Gjatë periudhës së dimrit dhe gjatë kësaj periudhe, ndotja e ajrit e cila është e domosdoshme për jetë ishte dhe akoma është në nivel shumë të lartë. Propozoj ne të rinjtë të përpiqemi ta ndryshojmë vetëdijen tek njerëzit për domosdoshmërinë e filtrave në oxhaqet e fabrikave, përdorimin e katalizatorëve në automjete për pastrimin e gazrave, përdorimin e energjisë solare për ngrohjen e shtëpive në vend të drurit, hedhjen e mbeturinave në kontejnerët sipas llojit të mbeturinave, mirëmbajtjen e pastërtisë në oborret e shtëpive dhe ndërtesave private, si dhe sipërfaqet publike (kjo është diçka që secili prej nesh duhet personalisht dhe çdo ditë ta bëjë) dhe përfundimisht ndërtimin e fabrikës për riciklimin e mbeturinave në qytetin tonë (në vendin e deponisë së vjetër në vendin Rusino – Burim i shumë sëmundjeve infektuese).

Në pikëpamje të kulturës në qytet, duhet të veprojmë në drejtim të përmirësimit të saj. Këtë do ta arrinim me hapjen e më shumë seksioneve në shkollat në të cilat të rinjtë në mënyrë aktive do të merrnin pjesë dhe do ta ngrisnin nivelin e kulturës. QK “Braka Gjinoski” me ndihmën e komunës dhe me ndihmën tonë të shndërrohet në qendër me më shumë seksione të cilat do të zgjonin interesim më të madh tek ne. Duhet të mbahen më shumë shfaqje teatrale në shtëpinë e kulturës prej më shumë teatrove amatore dhe profesionale në vendin tonë. Organizimi i kuizeve garuese ndërshkollore dhe ndëretnike në njohuri dhe aftësi të tjera.

Vend të rëndësishëm tek të rinjtë zë sporti. Në lidhje me këtë propozoj të organizohen gara sportive multietnike në më shumë sporte midis shkollave të qytetit tonë. Kjo gjithsesi do të ndihmonte që më mirë të njoftohemi dhe të shoqërohemi të gjithë ne, pavarësisht përkatësisë etnike.

E radhës që dua ta theksoj është nevoja e një qendre pranimi ku do të bëhej përkujdesja e qenve endacakë.

Nga bisedat me më të rriturit fitova njohuri se puna praktike e nxënësve në forma të ndryshme, kompani dhe në administratën në qytet, në kohëzgjatje prej tre javësh çdo gjysmëvjetor, ndërsa në të cilën fitojmë shprehi pune dhe aftësi, në të kaluarën ka qenë shumë e dobishme si për shoqërinë, ashtu edhe për të rinjtë. Për këtë arsye propozoj që të kthehen praktika si faktor që do të na motivojnë dhe do të shkaktojë interesim për disa profesione tek.

Sipas mënyrës time të të menduarit, këto janë vetëm një pjesë e sferave të jetës në qytetin tonë në të cilat ne të rinjtë mundemi dhe duhet të jemi të bashkuar dhe të integruar që të veprojmë në nivel lokal”.

Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Forumin Rinor të Arsimit dhe është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.