Vendi i parë për nxënësit e SHMEJ “Arseni Jovkov“

252
“Nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike dhe Juridike “Arseni Jovkov” të Qytetit të Shkupit e fituan vendin e parë në garën “Misioni Ajër” në kuadër të programit “Reporterët e rinj për mbrojtjen e mjedisit jetësor” me fotostorjen e tyre „Смртоносни прошетки во Скопје / Shёtitjet vdekjeprurёse nё Shkup / Deadly walks in Skopje“.

Jemi të vetëdijshëm për pasojat nga ndotja e ajrit në Maqedoni e cila është një prej ndotjeve më të mëdha në Evropë dhe të motivuar për të kontribuar për ndryshim pozitiv, nxënësit krijuan produkt gazetaresk dhe i përdorën mediat sociale që të rritet vetëdija publike për mjedis jetësor. Nxënësit i potencuan problemet të cilat dalin prej ndotjes së ajrit por edhe apeluan që qytetarët të kontribuojnë për uljen e ndotjes. Si zgjidhje potenciale të problemit në të cilat mund të përfshihen të gjithë qytetarët, të rinjtë porositën: t’i riciklojmë mbeturinat, të përdorim biçikleta në vend të automjeteve, të mbjellim drunj në vend se t’i presim.


Fotostorjа „Смртоносни прошетки во Скопје / Shёtitjet vdekjeprurёse nё Shkup / Deadly walks in Skopje“

Fotostorja është produkt i dhjetë i nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike të cilët marrin pjesë në seksionin e përbashkët shkollor “Social Hub”, të cilët ndryshe mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore. Seksioni ekziston në shkollë nga fillimi i vitit shkollor dhe është mbështetur nga Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim, me qëllim që t’u mundësojë të rinjve të bashkësive të ndryshme etnike më mirë të njoftohen midis tyre, të bashkëpunojnë dhe bashkërisht të krijojnë produkte të tyre.

Ky shpërblim është mirënjohje për angazhimin e nxënësve dhe mentorëve për hulumtim, edukim, kreativitet dhe përmirësimin e integrimit ndëretnik të të rinjve në procesin arsimor”, thotë Zhana Zhivadinoviq, mësimdhënës i gjuhës angleze dhe mentor i të të rinjve.

Fotostorja fituese e nxënësve të SHMEJ “Arseni Jovkov” do të u dërgua edhe në konkursin internacional të programit “Reporterë të rinj për mjedis jetësor”. Ndryshe “Reporterë të rinj për mjedis jetësor” është program internacional i cili zbatohet si pjesë përbërse e Programit “Integrimi i edukimit ekologjik në sistemin arsimor të Maqedonisë” dhe dedikohet për shkollat e mesme.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.