Vendi i parë për nxënësit e shkollës fillore “Marshall Tito” nga f. Murtinë

323

Javën e kaluar në Strumicë u mbajtën manifestimet tradicionale me rastin e karnavalit të Strumicës. Në defilimin kryesor i cili u mbajt më 17 shkurt 2018, kaluan mbi 40 maska në kategori të ndryshme.

Para publikut i cili ishte në numër të madh u prezentuan edhe filloristët e rinj nga “Marshall Tito” fshati Murtinë, Strumicë, me maskën “Kopshti i hareshëm”. Tema për maskën e karnavalit u stimulua nga dëshira e nxënësve për promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetesës dhe të ushqyerit e shëndetshëm.

Me këtë maskë unike ata me sukses e prezentuan shkollën e tyre dhe e fituan vendin e parë në kategorinë “Maskë në grup prej 5-10 personash”. Gjatë defilimit të tyre, nxënësit dërguan mesazhe të qarta për integrimin ndëretnik.

Mesazhet ishin të inspiruara nga bashkëpunimi dhe miqësia midis nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike dhe dolën gjatë përpunimit të tyre të përbashkët të maskës. Nxënësit e patën edhe mbështetjen e prindërve të tyre gjë që kontribuoi që në mënyrë plotësuese të nxitet kreativiteti dhe dëshira e tyre për t’u ballafaquar me sfidat në mënyrë inovative.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim (INRA), i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.