Vazhdon zhvillimi i mësimit në lëndën e edukimit qytetar

315

Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) vazhdon me aktivitetet për zhvillimin e mësimit në lëndën e edukimit qytetar në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA), më 21 dhjetor 2017 u mbajt takimi i parë i punës i Ekipit profesional për zhvillimin e mësimit në lëndën e edukimit qytetar.

Qëllimi i Ekipit profesional është të zhvillojë koncept dhe të japë udhëzime dhe mbështetje për grupet e punës në përpunimin e programeve mësimore të edukimit qytetar.

Gjatë takimit u identifikuan sferat kryesore në të cilat do të punojnë anëtarët e Ekipit profesional:
–Shqyrtimi i dokumenteve kryesore për edukim qytetar, struktura sistematike dhe proceset vijuese për reforma në planet dhe programet mësimore në Republikën e Maqedonisë;
–Identifikimi i kompetencave kryesore qytetare të cilat duhet t’i posedojnë nxënësit pas përfundimit të një shkalle të caktuar të arsimit;
– Analiza e planeve dhe programeve mësimore nga aspekti i arsimit qytetar;
–Përqendrimi në gjendjen dhe angazhimet për organizimin e nxënësve dhe pjesëmarrjen e tyre.

Në takim u prezantuan edhe konstatimet kryesore të Raportit nga hulumtimi i realizimit të mësimit nga edukata qytetare në shkollat fillore, i përgatitur nga QMEQ në bashkëpunim me BZHA, në kuadër të Projektit Përforcimi i Bashkëpunimit Multietnik në Komuna, i mbështetur nga Fondacioni për fëmijë Pestaloci.

Procesi është mbështetur nga USAID (Projekti për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim) dhe Fondacioni për fëmijë Pestaloci, Zvicër (Projekti për Përforcimin e Bashkëpunimit Multietnik në Komuna).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.