Vazhdon cikli i trajnimeve për mbajtjen dhe integrimin e nxënësve që janë në rrezik për braktisjen e shkollës

39
Nga 14 deri më 16 tetor 2019, në Shkup për grupin e dytë të pjesëmarrësve u realizua trajnim për zhvillimin dhe zbatimin e modeleve dhe qasjeve të orientuara drejt fëmijës në procesin e ndërtimit të mjedisit të tyre inkluziv. Ky trajnim paraqet vazhdim të programit për mbështetjen e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëbe në kuadër të Projektit për inkluzionin e fëmijëve që janë jashtë shkollave në sistemin arsimor, i mbështetur nga Fondacioni për fëmijë Pestaloci. Përmes trajnimit, pjesëmarrësit kanë fituar aftësi për krijimin e kushteve përkatëse për pranimin dhe bashkimin në shkolla të fëmijëve të cilët janë jashtë sistemit arsimor.

Në trajnim morën pjesë 34 mësimdhënës klasor dhe bashkëpunëtorë profesionistë të 10 shkollave fillore projektuese “Sllavço Stojmenski” nga Viniva, “Goce Dellçev” nga Tetova, “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” nga Shuto Orizarja, Shkup, “Vasill Gllavinov” nga Çairi, Shkup, “Jashar Bej Shkupi” nga Çairi, Shkup, “11Tetori” nga Kumanova, “Kristian Karposh” nga Kumanova, “Goce Dellçev” nga Gostivari, “Edinstvo” nga Gostivari dhe “Nikolla Vapcarov” nga Strumica… Përmes metodave të mësimit nga përvoja, fokusi I trajnimit edhe për këtë grup pjesëmarrësish I është vënë ndërtimit të marrëdhënies inkluzive të mësimdhënësit me fëmijë të cilën janë nën rrezik prej braktisjes së shkollës, ndërtimit të klimës inkluzive në klasë dhe zhvillimin e strategjive dhe intervenimeve lidhur me zhvillimin individual të nxënësve të rrezikuar.

Pjesëmarrësit në trajnim në mënyrë aktive morën pjesë në punëtoritë për njohjen e nxënësve nën rrezik, identifikimin e faktorëve për braktisjen e shkollës si dhe analizimin e problemeve gjatë bashkëpunimit me familjet. Ata kanë punuar edhe në krijimin e modeleve dhe strategjive për krijimin e një klase inkluzive dhe një shkolle inkluzive.
Kujdes i veçantë i është kushtuar rolit të mësimdhënësit në krijimin e mjedisit të sigurt në klasë dhe nëdrtimin e atmosferës së pranimit dhe motivimit të nxënësve të rrezikuar që ata në mënyrë sa më aktive të përfshihen në aktivitetet dhe më me sukses të integrohen në procesin arsimor.

Nga ky trajnim, më shumë më shërben ajo se kam fituar njohuri të reja për teknika dhe strategji për inkluzionin e nxënësve të rrezikuar. Si përshtypjen më të madhe do ta marr edhe atë që kam pasur mundësi të këmbehen përvoja edhe me pjesëmarrësit e tjerë”, deklaroi njëri prej pjesëmarrësve të trajnimit.

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve vlerësojnë se këto trajnime u mundësojnë të fitojnë ide të reja për përmirësimin e mënyrës së tyre të punës si edhe të zhvillojnë bashkëpunim më të madh me kolegët e tyre. Trajnimi u realizua nga trajnuesit Radmilla Zhivanoviq – psikologe dhe psikoterapeiste dhe Ivana Marinçek – psikologe dhe psikoterapesite.

Trajnimi për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionistë është pjesë e projektit “Inkluzioni i fëmijëve që janë jashtë shkollave në sistemin arsimor” të cilin e implementon Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ndërsa me mbështetjen financiare nga Fondacioni për Fëmijë Pestaloci (FFP).