Vazhdojnë aktivitetet për integrimin ndëretnik në shkolla

112
Në vitin shkollor 2018/2019, mbi 800 nxënës të bashkësive të ndryshme etnike kanë mundësi të njoftohen, të shoqërohen dhe së bashku të mësojnë përmes aktiviteteve të përbashkëta jashtëmësimore në shkolla, me mbështetjen e Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik të të rinjve në arsim. Përmes aktiviteteve mundësohet të rinjtë të bashkëpunojnë dhe të mësojnë më shumë për njëri-tjetrin, duke e zvogëluar paragjykimet për moshatarët e përkatësisë etnike të ndryshme.
Çfarë aktivitete për integrimin ndëretnik mbështet Projekti në shkollat më shumëgjuhëshe?

Në shkollat në të cilat mësimi zhvillohet në disa gjuhë të ndryshme mësimore, nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike shpesh e ndjekin mësimin në ndërrime të ndryshme, ndërsa jo rrallë edhe në objekte të ndryshme. Mu për këtë, njëzet shkolla më shumëgjuhëshe u mbështetën që rregullisht të organizojnë takime të seksioneve të përbashkëta në të cilat marrin pjesë nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore.

Në shkollën fillore “Josip Broz Tito” nga Vallandova, në mënyrë aktive punon seksioni për arsim teknik në të cilin marrin pjesë dymbëdhjetë nxënës të cilët mësojnë në gjuhën maqedonase dhe turke. “Teknikët e rinj”, siç e quajnë veten nxënësit e këtij seksioni, i patën disa takime të përbashkëta në kuadër të të cilave përpunuan modele të maketave të cilat funksionojnë në burime natyrore të energjisë si për shembull, modeli i mullirit me erë dhe modeli i energjisë solare. Gjatë punës, nxënësit midis vetes bashkëpunojnë dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin, duke u munduar modelin ta bëjnë më të mirë dhe më funksional. Aktivitetet lidhur me arsimin teknik u realizuan edhe në SHF “Strasho Pinxhur” nga f. Josifovë komuna e Vallandovës.

Edhe nxënësit e SHF “Junus Emre” nga f. Lisiçan. Komuna e Pllasnicës morën pjesë në aktivitete në kuadër të seksionit shkollor nëpër histori. Këto aktivitete u mundësuan nxënësve t’i përhapin njohuritë e tyre për historinë e të gjitha bashkësive në vend.

Në seksionin sportiv të SHF “Vera Ciriviri Trena” nga fshati Debreshte, Dollnen, marrin pjesë 20 nxënës të gjuhës mësimore maqedonase dhe turke. Përmes punës së këtij seksioni, të rinjtë mësuan për sportin. Këto aktivitete kontribuuan për zhvillimin e frymës sportive tek nxënësit por edhe për respektimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin.

Takimet e përbashkëta në kuadër të seksionit të gjuhës angleze në kuadër të shkollës fillore “Zhivko Brajkovski” nga komuna e Butelit, me padurim i presin njëzet nxënësit të cilët marrin pjesë në këtë seksion. Produkt i këtij seksioni do të jetë shfaqja “Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët” në gjuhën angleze. Në takimet, nxënësit krahas asaj që e ushtruan tekstin dramatik, bashkërisht propozuan ide për skenografinë dhe kostumografin e shfaqjes.

Në shkollën e mesme ekonomike “Gostivari” nga Gostivari në mënyrë aktive punon seksioni dramatik. Anëtarët e seksionit fillimisht ndoqën ligjërata teorike për nocionet kryesore në dramë, zhvillimin dhe ndarjen e dramës në letërsi. Së bashku fituan njohuri më të mëdha për dramaturgët më të njohur botërorë, me theks të veçantë në dramaturgët bashkëkohorë maqedonas, shqiptarë dhe turq. Përmes krahasimit të veprave të tyre, i nxirrnin ngjashmëritë e përmbajtjeve tematike. Puna e këtij seksioni do të përmbyllet në fund të vitit shkollor me shfaqjen e shfaqjes teatrale para nxënësve, profesorëve, prindërve dhe opinionit më të gjerë të Gostivarit.

Në grupin e shkollave që realizojnë aktivitete nga seksioni dramatik është edhe SHMQSH “Cvetan Dimov” e Qytetit të Shkupit, në të cilën 15 nxënës nga gjuha mësimore shqipe dhe turke realizojnë takime të rregullta.

Aktive në realizimin e aktiviteteve këtë periudhë ishte edhe SHMEDQSH “Arseni Jovkov” të Qytetit të Shkupit. Tema e caktuar në të cilën punonin anëtarët e seksionit ishte (Pa)drejtësia sociale. Nën udhëheqjen e mësimdhënësve kompetentë, nxënësit haptazi diskutonin për këtë nocion duke i prononcuar qëndrimet e tyre. Të ndarë në grupe të vogla të përziera, nxënësit punuan edhe në shfaqjen simbolike të padrejtësisë sociale përmes fotografive. Në takimet, nxënësit kishin mundësi të mësonin më shumë për rregullat dhe teknikat e bërjes së një interviste gazetareske.

Aktivitetet në kuadër të seksionit realizuan edhe shkollat në vijim: SHF “Goce Dellçev” nga komuna e Aerodromit, SHF “Kirili dhe Metodij” e f. Stajkovcë të Gazi Babës, SHF “Vllasil Gllavinov” e komunës së Velesit dhe SHF “Pere Toshev” nga f. Dupjaçani e komunës së Dollnenit.

Çfarë aktivitete për integrim ndëretnik mbështet Projekti në shkollat njëgjuhëshe?

Shkollat njëgjuhëshe morëm mbështetje nga Projekti që të realizojnë aktivitete jashtë orarit mësimor në partneritet me shkollat njëgjuhëshe në të cilat mësimi mbahet në gjuhë tjetër mësimore. Këtë vit shkollor, gjithsej njëzet e dy shkolla organizuan aktivitete në partneritet, në të cilat ndonjëherë merrnin pjesë nxënës së qyteteve të tjera.

Shkolla fillore “Aco Shopov” e komunës Butel realizoi aktivitete në partneritet me SHF “Liman Kaba” nga e njëjta komunë. Nxënësit e dy shkollave së bashku punuan në përgatitjen e broshurës e cila do të përmbajë informata mbi jetën dhe veprën e dy personaliteve Aco Shopov dhe Liman Kaba, si dhe informacione të përgjithshme për dy shkollat.

Nxënësit e SHF “Tode Haxhi Tefov” nga Kavadari ishin nikoqir për nxënësit e SHF “Bajram Shabani” të f. Kondovë në komunën Saraj. Në aktivitetin e përbashkët të rinjtë krijuan forma gjeometrike në 3D. Për muajin e ardhshëm planifikohet takim i dytë në shkollën në Kondovë.

Aktivitete në partneritet realizuan edhe SHF “Rajko Zhinzifov” e f. Orizare e Poshtme nga komuna e Velesit dhe SHF “Blazhe Koneski” nga e njëjta komunë. Përveç punëtorisë së letërsisë, nxënësit e gjuhës mësimore maqedonase dhe boshnjake, së bashku realizuan eksperimente kimike.

Edhe nxënësit e SHF “Naim Frashëri” të Tetovës realizuan aktivitete në partneritet me nxënësit e shkollës SHF “Kërste Misirkov” të Gazi Babës. Tridhjetë e dy nxënës nga këto dy shkolla së bashku e manifestuan Ditën e pranverës duke bërë fletushka me mesazhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor. U vizituan edhe përmendoret e Qytetit të Tetovës.

Përmes krijimit të mundësive për nxënësit që të shoqërohen dhe të bashkëpunojnë në iniciativa të ndryshme, Projekti i USAID-it për integrim ndëretnik të të rinjve në arsim nxit ndërveprime pozitive ndërmjet rinisë të etniteteve të ndryshme në nivel të shkollave dhe komuniteteve.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.