Tryezë e rrumbullakët për rolin e shkollave në zhvillimin e integrimit ndëretnik

19
Më 6 nëntor 2018, u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli i shkollave në zhvillimin e integrimit ndëretnik” në të cilën morën pjesë drejtorët dhe koordintatorët e Ekipeve për Integrim Shkollor (EISH) nga të gjitha shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit. Tryeza e rrumbullakët është pjesë e aktiviteteve të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, ndërsa është organizuar në bashkëpunim me Ministrisnë e Arsimit dhe Shkencës, Qytetin e Shkupit, Misionin e OSBE-së në Shkup dhe Forumin Rinor të Arsimit.

Në fillim të ngjarjes, drejtuesja e Sektorit për Arsim në kuadër të Qytetit të Shkupit, Daniella Adamova e potencoi bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm të Qytetit të Shkupit me shkollat e mesme në procesin e integrimit ndëretnik në arsim.

Siç e dini ky proces filloi në vitin 2012 dhe paraqet një hallkë të rëndësishme në sistemin arsimor. Veçanërisht, pasi u mundësojmë të rinjve të kenë mundësi të ndryshme për interaksion më të madh pa dallim përkatësisë etnike, bshkëpunim më intensiv dhe bashkërisht të zbatojnë aktivitete të cilat për ta janë me interes dhe rëndësi. Si Qytet i Shkupit, vlerësojmë se intensifikimi i përfshirjes së shkollave të mesme është çelës drejt aktiviteteve më të suksesshme dhe për gjenerata më të lumtura të reja, të cilat do të mësojnë se jemi më të pasur që jemi më ndryshme, ndërsa ndajmë të gjithë interesa të përbashkëta”, tha Adamova.

Në vazhdim të ngjarjes, Nuran Kadriu Xhambazi, këshilltare në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës foli për angazhimin e përbashkët të institucioneve arsimore për promovimin e vlerave të integrimit në arsim, me përqendrim të veçantë në rolin e Grupit të Punës së MASH për integrimin ndëretnik në arsim.

Për mbështetjen e shkollave nga organizatat civile dhe bashkësia ndërkombëtare e donatorëve folën Nebojsha Mojsoski, drejtues i Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim në kuadër të Qendrës së Maqedonisë për Edukim Qytetar dhe Jelena Brajoviq, përfaqësuese e Misionit të OSBE-së në Shkup.

Njëherësh fjalim pati edhe pedagogia në shkollën e mesme “Vëllezërit Milladinov” në Shkup,Olivera Veliçkovska, në të cilën ndau shembuj për praktika të mira dhe të suksesshme prej mësimdhënësve dhe nxënësve në kultivimin dhe praktimin e integrimit ndëretnik në shkollë.

Në shkollën tonë zbatohen orë të përbashkëta me nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore dhe në kuadër të mësimit të rregullt edhe atë të paktën dy herë në vit. Organizojmë edhe një numër të madh punëtorish dhe orë të lira me përmbajtje multikulturore. Këto aktivitete mundësojnë të kultivohen vlerat e jetesës së përbashkët në shkollë si edhe jashtë saj”, deklaroi Veliçkovska.

Drejtorët dhe përfaqësuesit e shkollave të mesme, në mënyrë aktive u kyçën në diskutim dhe i ndanë përvojat e mira por edhe sfidat me të cilat ballafaqohen në procesin e përforcimit të kohezionit midis nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike. Një prej shqyrtimeve ishte edhe ekzistimi i nevojës për zhvillimin e bashkëpunimit midis shkollave, institucioneve dhe organizatave qytetare, me qëllim që procesi për integrimin ndëretnik në shkolla të jetë i qëndrueshëm në afat të gjatë.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim (INRA), i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).