Thirrja e Parë për të aplikuar për Fondin e Mundësive 2019

104

Projekti “Arsim për Punësim në Maqedoni” publikon
Thirrjen e Parë për të aplikuar për Fondin e Mundësive 2019

Qëllimi i Fondit të Mundësive është të mbështesë ofruesit e trajnimeve në drejtim të ofrimit të trajnimeve të orientuara kah tregu dhe të qëndrueshme, të cilat shpien drejt punësimit të menjëhershëm (maksimum 3 muaj pas përfundimit të trajnimit) të një pjese të konsiderueshme të personave të trajnuar.

Sektorët e mbuluar: (1) Hotelieria; (2) Shëndetsia dhe Shërbimet Sociale; (3) Shërbimet Personale; (4) Bujqësia; (5) Teknologjia Ushqimore; (6) Makineria; (7) Teknologjia e aplikuar e informacionit (Applied IT).

Aplikuesit e mundshëm të Fondit të Mundësive janë:
1. Ofruesit privatë të trajnimeve joformale
2. Shkollat e mesme profesionale që ofrojnë trajnime joformale
3. Shoqatat Qytetare që ofrojnë trajnime joformale
4. Punëdhënësit që realizojnë trajnime brenda përmasave të tyre (in house training)

Kërkesë e veçantë:
Ofruesit privatë, shkollat e mesme profesionale që ofrojnë trajnime joformale dhe shoqatat qytetare që ofrojnë trajnime joformale mund të aplikojnë për Fondin e Mundësive vetëm poqëse bashkëpunojnë me një ose disa punëdhënës që garantojnë në formë të shkruar që do të punësojnë të paktën 35% të personave të trajnuar brenda 3 muajve pas përfundimit të trajnimit.

Punëdhënësit që realizojnë trajnime brenda përmasave të tyre duhet të garantojnë në formë të shkruar që do të punësojnë të paktën 50% të personave të trajnuar brenda 3 muajve pas përfundimit të trajnimit.

Procedura e aplikimit dhe afati i fundit:
Të gjithë aplikuesit e kualifikuar inkurajohen të dorëzojnë Aplikacionin me dokumentet mbështetëse jo më vonë se më 30 mars 2019, në adresën e mëposhtme elektronike: Boris.Trimcev@helvetas.org me Lëndë: OF 2019 Application.

Aplikuesit inkurajohen të dorëzojnë aplikacionet e tyre në gjuhën angleze. Megjithatë, aplikacionet e dorëzuara në gjuhën maqedonase ose shqipe gjithashtu do të merren parasysh.

Informacionet shtesë si dhe dokumentet e aplikimit janë pjesë përbërëse e Doracakut të Fondit të Mundësive që mund të shkarkohet këtu:
1. OF Manual
2. Proposal Template
3. Budget template
4. Guarantee template

Gjithashtu mund të kërkohet nga E4E@mk në adresën elektronike: Daniela.Stojanova@helvetas.org me Lëndë: OF 2019 Documents.