Të rinjtë nga Gostivari me aksion vullnetar për rregullimin e skelës së qytetit

183

Më 9 maj, 2019, mbi 200 të rinj nga Gostivari organizuan aksion vullnetarësh për rregullimin e skelës së qytetit, me mbështetjen e Komunës së Gostivarit dhe Projektin e USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim. Në aksion morën pjesë nxënës të shkollës fillore “Edinstvo Bashkimi Birlik”, si edhe nxënës të shkollave të mesme të shkollës së mesme ekonomike dhe mjekësore, ndërsa mori pjesë edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Të rinjtë i pastruan mbeturinat nga skela, i ngjyrosën stolat e dëmtuar, i shënuan shtegun për biçikleta dhe për këmbësorë nga të dy anët e skelës dhe poashtu vendosën vendparkime për biçikleta.

Nisma e të rinjve është rezultat i një procesi më të gjatë i cili kishte filluar në prill kur nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike u takuan për herë të parë dhe diskutuan për problemet me të cilat ata si të rinj ballafaqohen në qytetin e tyre. Më pas nxënësit jepnin propozime konkrete për zgjidhjen e problemeve dhe u takuan me kryetarin e komunës që t’i dërgojnë letër me rekomandime konkrete për zbukurimin e qytetit.

Nëse çiklistët kanë hapësirë ​​për rekreim dhe për sport në mënyrë të sigurtë anash  rrugëve dhe trotuareve, ata mund të jenë shembull i sjelljes së ndërgjegjshme ndaj mjedisit. Vlerësojmë se me atë që do të vendosim shtigje për biçikleta përgjatë skelës, të rinjtë e qytetit tonë do të motivohen që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të zhvillohen në persona me përgjegjësi shoqërore “, thuhet në letrën e nxënësve përmes të cilës ata e shprehën gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar në aksionin vullnetar dhe kërkuan mbështetje nga komuna për zbatimin e aksionit.

Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim është një nismë pesëvjeçare për të forcuar kohezionin ndëretnik mes të rinjve dhe për të zhvilluar sjelljet demokratike dhe qytetare. Duke krijuar mundësi që nxënësit të shoqërohen dhe të bashkëpunojnë në iniciativa të ndryshme qytetare, projekti kultivon ndërveprime pozitive midis rinisë nga bashkësi të ndryshme etnike në vilel të shkollës dhe bashkësisë.

Projektin e implementon Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar në bashkëpunim me Forumin Rinor të Arsimit.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.