Të rinjtë nga Buteli i shprehën idetë e tyre për përmirësimin e komunës para kryetarit të komunës

360
Nga mesi i majit 2018, njëzet nxënës nga shkolla fillore “Zhivko Brajkovski” nga komuna e Butelit realizuan aktivitet përfundimtar me të cilin e kurorëzuan punën e përbashkët afatgjate.

Për më pak se dy muaj më parë, këta nxënës që mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore u takuan për herë të parë. Gjatë punëtorisë fillestare, ata kishin për detyrë të identifikonin së bashku problemet me të cilat ballafaqohen në baza ditore pavarësisht etnisë së tyre. Megjithëse ky ishte takimi i tyre i parë, përkushtimi për qëllimin e përbashkët dhe puna e palodhur i bashkoi shpejt.

Që në takimin e ardhshëm, nxënësit filluan zhvillimin e portofoliove për problemet e identifikuara. Çdo portfolio përshkruante një sfidë të ndryshme me të cilën përballen të rinjtë. U krijuan ide kreative dhe produktive, dhe të rinjtë i diskutuan ato së bashku.

Me emocion të dukshëm dhe entuziazëm të pafshehur, ata shkuan një hap më tej dhe ofruan zgjidhje potenciale.Në bazë të sugjerimeve të tyre, ata bënë posterë, mesazhe edukative dhe figura në formë të njeriut.

Për të tërhequr vëmendjen e institucioneve kompetente për të ndërmarrë diçka rreth problemeve të identifikuara, nxënësit vendosën t’i prezentojnë publikisht rezultatet e punës së tyre.

Produktet e përbashkëta i vendosën në një sipërfaqe publike përpara ndërtesës së komunës Butel. Kryetari dhe përfaqësuesit komunal morën pjesë në prezantimin publik dhe zgjuar i ndoqën prezantimet e të rinjve.

Në komunitetin tonë nuk ka fusha për lojëra që janë të qasshme për fëmijët me nevoja të veçanta. Fatkeqësisht, shumë njerëz janë të varfër dhe nuk kanë mjete për gjëra themelore si ushqimi dhe veshja. Kemi deponime të egra, dhe nga ana tjetër, ne nuk kemi mjaftueshëm kosha të plehrave. Në rrugë i ngasin shpejt automjetet dhe kërcënohet siguria e nxënësve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik“, deklaruan të rinjtë.

Menjëherë pas kësaj, nxënësit propozuan zgjidhje të përbashkëta. “Të rritet ndërgjegjësimi për fëmijët me nevoja të veçanta dhe për të ndihmuar njerëzit e moshuar dhe të pafuqishëm. Le të organizojmë veprime humanitare për të mbledhur ushqime dhe rroba që do t’i dhurojmë. Është e detyrueshme t’i selektojmë mbeturinat në amvisëri. Përfundimisht, të vihen kalime për këmbësorë dhe sinjalizim i duhur i trafikut“, shtuan nxënësit.

Pas dëgjimit të tyre me kujdes, kryetari i komunës nisi një diskutim të përbashkët për aktivitetet e propozuara. Ngjarja gjithashtu shkaktoi interes në mesin e kalimtarëve, të cilët ndaluan për të parë se çfarë po ndodhte dhe për të mbështetur të rinjtë në përpjekjet e tyre për të përmirësuar komunitetin e tyre. Jo vetëm që ky aktivitet kontribuoi në përmirësimin e kohezionit ndëretnik, por në të njëjtën kohë promovonte ndjeshëm zhvillimin e vlerave qytetare dhe demokratike midis nxënësve.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.