Të rinjtë në mënyrë të integruar veprojnë në nivel lokal: Filloi cikli i debateve të të rinjve

306
Në fillim të marsit, filloi cikli i 9 debateve të të rinjve Youth Talks të organizuara në bashkëpunim me Forumin Rinor të Arsimit, si pjesë e Projekti të USAID-it për Integrimin Nëdretnik të të Rinjve në Arsim.

Nën moton “Të rinjtë në mënyrë të integruar veprojnë në nivel lokal“, debati i parë i të rinjve u mbajt në shkollën e mesme “Pero Nakov” në Kumanovë, 6 mars 2018. Gjatë debatit, më shumë se 50 pjesëmarrës nga pesë shkolla të komunës diskutuan se si ata bashkërisht mund t’i identifikojnë, por edhe t’i tejkalojnë sfidat me të cilat ballafaqohen në komunitetin e tyre.

Deri më tani, unë nuk kam marrë pjesë në ngjarje ku mund të diskutoj publikisht për qëndrimet e mia për çështje të rëndësishme për të rinjtë. Ky debat më ka bërë që të mendoj se si të kontribuoj personalisht në integrimin më të mirë në bashkësinë time“, deklaroi njëri nga pjesëmarrësit. Nxënësit e shkollave të mesme gjithashtu theksuan se ngjarje të tilla janë një hap i madh drejt nismave të ardhshme të përbashkëta përmes të cilave mund të kontribuojnë në pjesëmarrjen më të mirë të rinisë në komunitet.

Në periudhën e ardhshme, ata do të kenë takim me kryetarin e komunës së Kumanovës dhe do t’i ndajnë rekomandimet kryesore të cilat dolën nga diskutimi. Në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, do të organizhen edhe 8 debate të të rinjve në pilot komunat e projektit.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim (INRA), i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.