Sektori i biznesit dhe komunat do t’i mbështesin nismat e të rinjve

91
Projekti për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim e vazhdon bashkëpunimin me komunat, në drejtim të përforcimit të kohezionit ndëretnik të vlerave dhe sjelljes qytetare tek të rinjtë.

Në periudhë prej 18 deri më 22 mars, 2019 u mbajtën dy punëtori për përforcimin e bashkëpunimit midis komunave, shkollave dhe sektorit të biznesit. Qëllimi i punëtorive ishte të ndahen përvojat e mira prej bashkëpunimit të përbashkët midis komunave dhe shkollave dhe bashkërisht të shqyrtohen mundësitë për mbështetjen e aktiviteteve për integrimin ndëretnik dhe nismat e të rinjve prej bashkësisë lokale të biznesit.

Në punëtori morën pjesë përgjegjësit për arsimin prej pesë komunave: Qyteti i Shkupit, Gostivari, Kumanova, Buteli dhe Strumica, përfaqësues të Ekipeve për Integrim Shkollor (EISH) nga shkollat prej këtyre komunave dhe përfaqësues të bashkësisë lokale të biznesit.

Në sesionet hyrëse të të dyja trajnimeve, drejtuesi i sektorit për punë inspektuese të komunës së Strumicës, Zoran Uzunov dhe drejtuesja e Sektorit për Arsim e Qytetit të Shkupit, Daniella Adamova e potencuan rolin kyç të komunës për mbështetjen e shkollave, ndërsa më pas ndanë përvoja pozitive dhe praktika të mira.

Komuna e Strumicës, në tërësi i njeh rëndësinë dhe rolin e të rinjve në zhvillimin e proceseve demokratike në komunë dhe përmirësimin e jetës në bashkësi. Në këtë drejtim, komuna e Strumicës i mobilizon të gjitha palët e involvuara që ta stimulojë aktivizimin e të rinjve në komunë, ta zhvillojë bashkëpunimin me të rinjtë dhe të kontribuojë drejt zhvillimit të tyre të vazhdueshëm. Si rezultat i këtyre angazhimeve, u soll “Strategjia për të rinj” e cila ka për qëllim të sigurojë proces inkluziv dhe pjesëmarrjen e sektorit qytetar në proceset e definimit të aktiviteteve zhvillimore dhe nismave të komunës së Strumicës në fushën e të rinjve”, tha Zoran Uzunov, përfaqësues i Komunës së Strumicës.

Në rrjedhën e mëtejme të punëtorive, theksi iu vu rëndësisë së ekipeve për integrim shkollor për mbështetjen e aktiviteteve me nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike, si në nivel shkollor ashtu edhe në nivel të bashkësisë. U diskutua edhe se si mund të përforcohen kapacitetet e të rinjve bashkërisht për organizimin e nismave të të rinjve, ndërsa u punua edhe në definimin e prioriteteve në bashkëpunimin në relacionin shkolla – komuna – sektori i biznesit.

Në periudhën e cila pason, komunat së bashku me shkollat dhe sektorin privat do të punojnë në krijimin e mundësive për nxënësit që idetë e tyre t’i shndërrojnë në aksione konkrete.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.