Sandra dhe Besari – Bashkësi etnike të ndryshme, interesa dhe qëllime të përbashkëta

201
Sandra Jakimovska dhe Besar Ismaili janë nxënës në shkollën e mesme profesionale “Boro Petrushevski” në Shkup ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën maqedonase edhe shqipe. Edhe pse mësojnë nën kulmin e njëjtë, mësimin e ndjekin të ndarë – Sandra në gjuhën maqedonase ndërsa Besari në gjuhën shqipe. Megjithatë, kjo nuk i pengon që të shoqërohen, në kuadër të seksionit shkollor për komunikacion në të cilën marrin pjesë nxënës nga të dyja gjuhët mësimore.

“Jam shumë e kënaqur prej aktiviteteve dhe të gjithë përvojën gjatë periudhës së kaluar. Mësova shumë gjëra të reja përmes seksionit, por për mua më i rëndësishëm është shoqërimi. Pata mundësi t’i njoftoj shumë nxënës të kombësive të ndryshme. Ne të rinjtë nuk duhet të ndahemi sipas nacionalitetit”, i ndau Sandra përshtypjet e saj prej pjesëmarrjes në seksionin e përbashkët.

Sandra dhe Besari nuk janë njohur para se të marrin pjesë në seksion. “Me Sandrën nuk njiheshim para se të organizohet seksion i përbashkët i komunikacionit. Që të mësojmë më shumë për kulturat e tjera, duhet të jemi bashkë. Unë definitivisht do të doja të vazhdoj me këtë seksion deri në vitin e katërt, ndërsa shpresoj se do ta mbaroj edhe fakultetin”, shton Besari.

Përmes seksionit të mbështetur nga Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik të të rinjve në arsim, nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike u mundësohet të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme. Si rezultat i takimeve të rregullta, të rinjtë i zvogëlojnë paragjykimet për bashkëmoshatarët e tyre të bashkësisë së ndryshme etnike dhe janë shembull për nxënësit e tjerë në shkollë.

“Nxënësit e tjerë në shkollë kanë botëkuptimet të ndryshme. Disa vlerësojnë se kjo nismë është e shkëlqyer, ndërsa disa habiten se pse marrim pjesë në një seksion të tillë, por unë nuk e shoh këtë. Për mua çdo aktivitet i tillë është një plus i madh për mua, mund të mësoj më shumë”, thotë Sandra.

Si rezultat i punës së seksionit, nxënësit me vetëiniciativë organizuan edhe ligjëratë për nxënësiut e Shkollës Fillore “Jashar Bej Shkupi” në Shkup. Më të rinjve u prezentuan se si duhet t’i përdorin llojet e ndryshme të helmetave mbrojtëse që të jenë të sigurt në komunikacionin me biçikleta. Paraprakisht nxënësit e organizuan një aksion të ngjashëm – përpunuan shenja të komunikacionit nga druri, kartoni dhe plastika dhe ua dhuruan disa kopshteve dhe shkollave fillore.

“Me përpunimin e shenjave të komunikacionit dhe prezentimin për helmetat mbrojtëse para së gjithash ne vetë mësuam shumë gjëra të reja. Njohuritë që i kemi janë të rëndësishme për ne, por duhet ta dinë edhe fëmijët e tjerë”, shton Besari.

Duke filluar nga viti shkollor 2018/2019, Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik të të rinjve në arsim vazhdon seksione të përbashkëta shkollore në shkollat më shumëgjuhëshe. Mësimdhënësit të cilët i kanë udhëhequr seksionet në gjuhë të ndryshme mësimore, tani punojnë së bashku në një seksion të njëjtë me të gjithë nxënësit. Seksione të tilla janë mbështetur në 20 shkolla, duke u mundësuar më shumë se 400 nxënësve që më mirë të njoftohen midis vetes, së bashku të krijohen produkte dhe të organizojnë aksione qytetare.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.