Promovohet koncepti i ri për Arsim qytetar

294
Më 20 mars, 2019, Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit e promovoi konceptin e ri për Arsim qytetar. U promovua edhe Udhëzuesi për nxënësit e Arsimit qytetar për klasën e tetë, i cili shërben si zëvendësim i tekstit shkollor të Arsimit qytetar për klasën e tetë për këtë vit shkollor, ndërsa është përgatitur në bazë të programit të ri mësimor.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, drejtori i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Zeqiria Hasipi dhe drejtoresha ekzekutive e Qendrës Maqedonase për Edukim Qytetar, Loreta Georgieva patën fjalime rasti gjatë ngjarjes.

Arsimi qytetar cilësor do të mundësojë të ndërtojmë gjenerata të nxënësve të cilët do të jenë të informuar dhe aktiv dhe të cilët e kuptojnë rolin dhe përgjegjësinë e tyre si qytetarë. Kjo është pjesë kryesore e çdo demokracie”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi. “Gjatë periudhës së ardhshme Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me komunat do të vazhdojë të angazhohet për zhvillimin e arsimit qytetar për klasën e nëntë dhe për arsimin e mesëm”, shtoi ai.

Koncepti i ri për arsim qytetar nënkupton përgatitjen sistematike dhe graduale të të rinjve për rolin e tyre aktiv në shoqëri dhe pjesëmarrje qytetare, ndërsa bazohet në përvoja pozitive prej vendeve të tjera por edhe në kontekst të shoqërisë tonë multikulturore. Kjo qasje hap mundësi në mësim të shfrytëzohen metoda mësimore të cilat iniciojnë diskutime dhe pjesëmarrje aktive të nxënësve në procesin e mësimit si edhe zhvillimin e vlerave demokratike tek nxënësit dhe kulturë qytetare në shkolla.

Në fjalimin e tij, drejtori i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Zeqirija Hasipi e potencoi rolin kyç të mësimdhënësve në procesin e zhvillimit të Arsimit qytetar.

Mësimdhënësit kanë një rol shumë të rëndësishëm dhe fisnik – t’i frymëzojnë nxënësit të analizojnë dhe të mendojnë në mënyrë kritike për botën që na rrethon dhe t’i inkurajojnë që të angazhohen në përmirësimin e komunitetit përmes punës vullnetare dhe aktivizmit të të rinjve. Roli ynë është t’i mbështesim mësuesit në përpjekjet, por edhe të sigurojmë kushte që të kenë sukses në punë. Mu për këtë, përgatitëm “Udhëzues për nxënës për Arsimin qytetar për klasën ë 8” i cili edhe krahas pjesës teorike përmban edhe numër të madh të propozim aktiviteteve të cilat munden mësimdhënësit së bashku me nxënësit t’i bëjnë gjatë orës mësimore por edhe jashtë shkollës, në bashkësinë lokale”, tha ai.

Procesi i zhvillimit të Arsimit Qytetar filloi në dhjetor të vitit 2017, me mbështetjen e Qendrës Maqedonase për Edukim Qytetar, përmes Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim dhe projektit Përforcimi i Bashkëpunimit Multietnik në Komunat të Fondacionit për Fëmijë Pestaloci.

Gjatë ngjarjes për promovimin e konceptit të ri, drejtoresha ekzekutive e Qendrës Maqedonase për Edukim Qytetar, Loreta Georgieva e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit midis sektorit qytetar dhe institucioneve për ndryshime demokratike në shoqëri.

Në emër të ekipit të QMEQ mund të konstatoj se bashkëpunimi i sektorit qytetar me institucionet jo vetëm që është i mundur por është edhe i domosdoshëm që të kemi rezultate pozitive, cilësore dhe afatgjate për reforma moderne në arsim“, deklaroi ajo.

Në ngjarje u mbajt edhe panel diskutim me temë: “Pse është i rëndësishëm Arsimi qytetar?” në të cilin panelistë ishin Naziktere Sulejmani, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Alvin Salimovski, drejtor i Shkollës fillore “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” në Shuto Orizare dhe Anita Angellovska, mësimdhënësve e Arsimit qytetar në shkollën fillore “Kërste Misirkov” në Gazi Babë.

Naziktere Sulejmani e theksoi nevojën e mbështetjes së vazhdueshme prej institucioneve arsimore për mësimdhënësit gjatë zbatimit të nismave qytetare me nxënësit, ndërsa Salimovski dhe Angellovska folën për interesimin e kuadrit mësimor si faktor kryesor për motivimin e nxënësve për të marrë pjesë në nisma qytetare dhe për atë se çfarë do të thotë koncepti i ri për Arsim qytetar për mësimdhënësit dhe nxënësit.

Në fund të ngjarjes, Byroja për Zhvillimin e Arsimit ndau certifikata për të gjithë mësimdhënësit e të gjitha shkollave fillore të cilët morën pjesë në trajnimet për konceptin e ri për Arsim qytetar nga fundi i vitit të kaluar.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.