Përmes trajnimeve për personelin teknik deri tek mjedis i shëndoshë për mësim

31
Si duhet të mirëmbahen drejt objektet shkollore dhe sistemet për ngrohje në shkolla? Në çfarë mënyre duhet shkollat të ballafaqohen me krizat? Këto janë vetëm një pjesë e temave të cilat u diskutuan në trajnimin për mirëmbajtjen e objekteve shkollore, të organizuar nga fundi i muajit mars, 2019 në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim.

Në trajnim morën pjesë rreth 50 përfaqësues të shkollave të cilat deri më tani kanë qenë të rinovuara në kuadër të projektit. Përmes prezantimeve interaktive, punës praktike ekipore dhe diskutimeve në grup, pjesëmarrësit u njoftuan me problemet e zakonshme të cilat ndodhin gjatë mirëmbajtjes së objekteve shkollore, por edhe për mënyrat për tejkalimin e tyre.

Klasat dhe hapësirat e tjera në shkollë duhet të kenë qasje dhe të jenë të këndshme për qëndrimin e nxënësve dhe mësimdhënësve si edhe për zhvillimin e mësimit. Mu për këtë, pas rinovimit është e nevojshme shkollat të mirëmbahen në mënyrë profesionale dhe në kohë. Me mirëmbajtjen efektive të objekteve shkollore sigurohet mjedis fizik i sigurt dhe i shëndetshëm në shkollë, funksionim normal i mësimit, jetëgjatësi e vazhduar e shfrytëzimit të objekteve shkollore dhe pajisjes shkollore si edhe efikasitet i rritur energjetik.


Infografik për standarde dhe buxhete për higjienë në shkolla

Në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, me mbështetjen e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe komunave, deri më tani u rinovuan 12 shkolla në vend. Mbi 9000 nxënës dhe mësimdhënës kanë përfitime nga rinovimi – kushte më të mira për mësim dhe punë.

Deri në fund të projektit, gjithsej do të rinovohen 60 shkolla, në bazë të nevojave për rinovim, si edhe arritjeve të shkollave në sferat e integrimit ndëretnik dhe aftësive qytetare dhe sjelljeve të nxënësve.


Para dhe pas rinovimit të shkollës fillore “Aco Shopov” në komunën e Butelit

Ndryshe, ky projekt bazohet në Projektin e suksesshëm të USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim (2011-2017), në kuadër të së cilit u përgatit edhe Udhëzuesi me doracakun për mirëmbajtjen e objekteve shkollore. Udhëzuesi përqendrohet në problemet më të zakonshme me të cilat ballafaqohen shkollat zakonisht dhe personeli teknik gjatë mirëmbajtjes, mënyrat praktike për zgjidhjen e tyre, rekomandimet për mirëmbajtjen parandaluese, masat për mbrojtje gjatë punës dhe veglat e nevojshme për mirëmbajtjen e shkollave.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.