Nxënësit nga Manastiri porositën: Ta ruajmë ajrin e pastër, pasi për të gjithë është i njëjtë

273

Nga fundi i muajit prill 2018, nxënësit e dy shkollave rajonale “Elpida Karamandi” nga fshati Capari dhe “Kërste Petkov Misirkov” nga fshati Kishala mbajti punëtori me temë ekologjia.

Qëllimi i punëtorisë ishte të ngrihet vetëdija tek të rinjtë për ndotjen e ajrit, të zbulohen faktorët të cilët e kanë shkaktuar këtë gjendje dhe të diskutohen mënyrat potenciale në të cilat ata mund të kontribuojnë për zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

Punëtoria filloi me ligjërim të shkurtër, ndërsa më pas vazhdoi një diskutim produktiv për ndotjen e ajrit. Të inspiruar nga diskutimi, nxënësit punuan në krijimin e eko mesazheve të shkruara në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Me mbështetjen e mësimdhënësve të tyre, mesazhet i vendosën në një pano ekologjike e cila do ta zbukurojë korridorin e shkollës rajonale “Elpida Karamandi” nga fshati Capari dhe do të jetë përkujtues i bashkëpunimit, shoqërimit dhe momenteve të përbashkëta të këtyre nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.