Nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe ekspertët debatuan për ndotjen e ajrit

311
Ajri është kusht për jetën pavarësisht nga gjinia, mosha, etnia, ndërsa pikërisht ai na ka çuar në një vend në këtë tryezë për të diskutuar për ndotjen e ajrit në qytet, llojet e ndotësve, sëmundjet dhe propozim masat për ta tejkaluar problemin”- me këto fjalë u hap tryeza e rrumbullakët me temë” Grimcat PM në ajër vrasës i vazhdueshëm i të gjithëve”, organizuar në fillim të prillit 2018 në hapësirat e shkollës fillore “Goce Delçev” nga Manastiri.

Prania enorme e grimcave PM në ajër për një periudhë të gjatë është lëndë e interesit të nxënësve të seksionit të gjeografisë në shkollë pasi ata kanë marrë pjesë në ligjeratën edukative për pasojat e dëmshme nga ndotja me grimcat PM, në organizim të shoqatës gjeografike rajonale Gjeosfera.

Me qëllim të rritjes së vetëdijes publike për këtë problem, këta njëzet filloristë të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore së bashku organizuan tryezë të rrumbullakët në të cilën morën pjesë nxënës, mësimdhënës, prindër dhe ekspertë nga kjo sferë. Në tryezën e rrumbullakët fjalën e morën edhe dr. Martin Micevski, Neshat Azemovski, përfaqësues i OJQ “Biosfera” dhe Juliana Ilievska, inspektore për mjedis jetësor në Komunën e Manastirit.

Edhe krahas asaj që të pranishmit propozuan një numër të madh të masave konkrete për zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, konstatimi më i rëndësishëm i tribunës ishte se duhet në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme të punohet në edukimin dhe ngritjen e vetëdijes ekologjike të popullatës.

Krahas qëllimit që të ngritet vetëdija ekologjike, aktiviteti kontribuon edhe të zhvillohen aftësi tek nxënësit për komunikim dhe bashkëpunim të cilat janë të nevojshme për interaksionin e ndërsjellë, interaksionin me mësimdhënësit, prindërit dhe personat e tjerë të rritur prej bashkësive të ndryshme etnike. Gjegjësisht, kështu ndërtojmë vlera për integrimin ndëretnik të të rinjve në shoqërinë multikulturore”, deklaroi Biljana Stojkovska, eko koordinatore në shkollë.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.