Nxënësit e zbukuran oborrin e shkollës së Tetovës “Andrea Savevski Kikish”

629
Oborri i shkollës fillore “Andrea Savevski Kikish” nga Tetova mori një pamje të bukur falë punës së përbashkët të njëzet nxënësve të klasave të gjashta. Bëhet fjalë për një eko-aksion, i cili u zbtua në fund të marsit 2018, ku përveç nxënësve të kësaj shkolle morën pjesë edhe nxënës të shkollës fillore “Lira” nga Tetova.

Duart e arta të nxënësve të kalsave të gjashta i kanë lyer stolat dhe zhardinerinë në oborrin e shkollës, duke i dhënë pamje shumë të gjallë shtëpisë së tyre të dytë – shkollës. Pamja dhe atmosfera në ngjarje ishte më shumë se e bukur pasi që nxënësit e rinj në mënyrë të plaodhshme punonin për ta realizuar qëllimin e përbashkët – mjedis më të bukur dhe më të pastër për të gjithë.

Me të vërtetë ndjehem bukur sot këtu. Pas këtij aktiviteti, vetë do ta lyej dhomën time”, deklaroi një prej nxënëseve e cila mori pjesë në aktivitet. Një pjesë e nxënësve të tjerë shtuan se edhe pse për herë të parë lyejnë, që tani të njëjtën do ta bëjnë edhe në shtëpitë e tyre.

Në fund të aktivitetit, nxënësit së bashku shkruanin mesazhe për mjedis jetësor më të pastër dhe më të shëndoshë. Fletët me mesazhe i radhisnin në rrugë njëri pranë tjetrit, në mënyrë simbolike duke bërë “shteg ekologjik” midis stolave të lyer dhe zhardinerive në oborrin e shkollës.

Eko aksioni ishte takimi i tretë i përbashkët i nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike të cilët mësojnë në dy shkolla partnere. Me padurim presim të shohim me çfarë nisma të reja do të na befasojnë të rinjtë në periudhën e ardhshme!

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.