Nxënësit e shkollave të mesme Resnja në aksion humanitar me rastin e Ditës botërore të ushqimit

49
Më 16 tetor, viti 2019, me  rastin e Ditës botërore të ushqimit, nxënësit e shkollës së mesme komunale “Car Samoil”nga Resnja, organizuan aksion humanitar për dhurim të ushqimit, bashkëqytetarëve të tyre të familjeve të rrezikuara sociale. Aksioni është rezultat final nga punëtoritë kreative që janë zbatuar në shkollë në muajt e kaluar me mbështetje të Pojektit të USAID-it për integrim ndëretnik të të rinjve në arsim.

“Kemi mësuar si t’i zhvllojmë aftësitë tona kreative dhe si të integohemi në një shoqëri multietnike. Të gjithë kemi punuar së bashku dhe na vinte shumë ineresant. Gjatë punëtorive erdhëm deri në një ide të përbashkët për aksion humanitar, me të cilin do t’u ndihmojmë atyre që kanë më tepër nevojë”, thotë një nxënëse e shkollës së mesme “Car Samoil” nga Resnja.

Të inspiruar nga punëtoritë, së bashku grumbulluan edhe mjete për higjienë personale, i paketuan në rreth 30 pako dhe ua dhuruan atyre familjeve, të cilat kanë nevojë për to. Me kontributin e tyre në këtë aksion, ata treguan se përfshirja e të rinjve dhe aktivizimi janë hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të ambientit dhe të njëjtat nuk njohin barriera etnike.

Në Resnjë dhe në shkollën tonë tejkalohen dallimet mes komuniteteve etnike. Për këtë është dëshmi shoqërimi çdoditor i nxënësve. Sot e treguan edhe anën e tyre humanitare. Ata arritën që në një periudhë të shkurtër të mbledhin produkte ushqimore dhe pajisje për higjienë personale, t’i paketojnë dhe t’ua dhurojnë familjeve në nevojë në Resnjë. Ne vetëm kemi koordinuar si e gjithë kjo të realizohet”, deklaroi Daniela Sterjovska, mësuese në shkollën “Car Samoil” në Resnjë.

Në ngjarje mori pjesë edhe kryetari i komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski. Në fjalimin e tij, ai tha se përmes bashkëpunimit të mësuesve dhe nxënësve të komuniteteve të ndryshme etnike fitohen përvoja dhe miqësi të reja dhe rritet suksesi në punë dhe arritjet.

Gjithë procesi është i mbështetur nga USAID-i për integrim ndëretnik të të rinjve në arsim, në bashkëpunim me Komunën e Resnjës. Ndryshe, në shkollë kohë të gjatë janë mbajtur punëtori kreative, të cilat kanë nxitur shumë nisma dhe bashkëpunime të përbashkëta mes nxënësve që janë argëtuar, duke mësuar si të bëjnë ndryshime reale në shoqëri.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.