Nxënësit e shkollave të mesme përgatitën aksione të të rinjve në shkollat e tyre

54
Më 10 tetor, 2019, dyzetë nxënës nga shkollat e mesme, “Arseni Jovkov”, Boro Petrushevski, “Vëllezërit Milladinov dhe “Zdravko Cvetkovski” së bashku kanë diskutuar për sfidat në mjedisin e tyre me të cilat ballafaqohen si të rinj. Edhe pse për herë të parë, nxënësit e shkollave të mesme së shpejti u njoftuan dhe deri në fund tashmë kishin ide për aksione të të rinjve në shkollat e tyre.

Në fillim të takimit, të rinjtë u njoftuan midis tyre përmes lojërave në grupe dhe aktiviteteve. Më pas menjëherë filluan me locimin e problemeve në shkollat e tyre. Si probleme më të mëdha të cilat dëshirojnë t’i zgjidhin i veçuan rregullimin e oborreve, të fushave të sportit, salla të sportit dhe biblioteka, mungesën e hapësirës dhe pajisjen për zbatimin e detyrave profesionale si edhe higjienën në tualete.

Gjatë takimit, të rinjtë diskutuan edhe për zgjidhjet e mundshme për sfidat, të drejtuara nga përmirësimi i gjendjes në shkolla dhe në bashkësi. Gjatë periudhës së ardhshme, ata do të trajnohen në involvimin e të rinjve, të shprehurit e organizuar dhe udhëheqjen e debatit.Në fund pritet, nxënësit të organizojnë aksione të të rinjve në katër shkolla ku të gjithë së bashku do t’i zgjidhin një pjesë të problemeve të cilat i theksuan.

I gjithë procesi mbështetet nga Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, në bashkëpunim me Forumin Rinor të Arsimit. Ndryshe, në këto katër shkolla të mesme të vitit të kaluar filluan të organizohen orë të përbashkëta me nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore, me mbështetjen e Projektit. Përmes krijimit të mundësive që nxënësit të shoqërohen dhe të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme qytetare, Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim kultivon vlera demokratike dhe interaksion pozitiv midis të rinjve të bashkësive të ndryshme etnike.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.