Nxënësit nga SHM “Cvetan Dimov” me aksion humanitar

443
Rreth 15 nxënës të shkollës së mesme “Cvetan Dimov” nga Çairi të cilët bëjnë pjesë në seksionin shkollor dramatik, nën udhëheqjen e mësimdhënësve të tyre, periudhën e kaluar organizuan shfaqje teatrale humanitare. Mjetet e grumbulluara i kanë dhuruar në SHFP “Ardhmëria” (Idnina) veprimtari kryesore e së cilës është puna edukativo-arsimore me fëmijë me pengesa në zhvillimin psikofizik.
Lexojeni intervistën me Dafina Provalia, nxënëse në SHM “Cvetan Dimov” dhe mësoni më shumë për inicitivën e të rinjve të mbështetur nga Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim.
Në seksionin dramatik në shkollë për herë të parë së bashku marrin pjesë nxënës të cilët mësojnë në gjuhën mësimore shqipe dhe turke. Duke e pasur parasysh këtë si vijuan përgatitjet për shfaqjen?

Ky ishte një proces i rëndësishëm, patëm mundësi të shoqërohemi edhe me nxënës të përkatësive të tjera etnike. Në shkollën tonë ka nxënës të cilët janë të përkatësisë etnike shiptare dhe turke. Unë e flas edhe gjuhën shqipe edhe turke dhe prandaj u kam ndihmuar të gjithëve të komunikojnë midis tyre.

Për shfaqjen kemi ushtruar nga katër orë, dy herë në javë. Shfaqja e tregon përditshmërinë tonë dhe problemet me të cilat ballafaqohemi të gjithë si të rinj, pavarësisht se në cilën gjuhë flasim. Janë prezentuar keqkuptimet e të rinjve me prindërit, pakënaqësinë për disa punë në arsim dhe shoqëri, mënyra se si ndikojnë ndjenjat ndaj procesit arsimor tek adoleshentët dhe mënyra në të cilën të rinjtë e shprehin pakënaqësinë për të ardhurat e tyre.

Ne theksuam se të gjithë të rinjtë ankohen për të ardhurat, pasi ne të rinjtë që të jemi të lumtur kërkojmë shumë gjëra. Por, kur e shohim se ekzistojnë njerëz të cilët kanë nevojë për gjëra elementare, si veshmbathje, atëherë fillon të rritet vetëdija se duhet ta çmojmë atë që e kemi dhe jo të ankohemi për gjithçka.

Ma mjetet e grumbulluara furnizuat veshje dhe i dhuruat në SHFP “Ardhmëria” (Idnina). Pse vendosët t’i dhuroni mejtet?

Zgjodhëm që t’i dhurojmë pasi deshëm që të rritet vetëdija tek bashkëmoshatarët tanë për aksione të tilla humanitare. Këto aktivitete që i bëjmë janë shembull për të gjithë nxënësit në shkollë. Kur na shohin ne që jemi të kyçur në aktivitete të tilla edhe tek ata zgjohet interesimi të dinë se si është të merret pjesë në aktivitete të tilla.

Përveç që jeni shembull për bashkëmoshatarët a mendoni se jeni shembull i mirë edhe për prindërit? 

Është fakt se ndonjëherë edhe të rriturit duhet të mësojnë prej nesh. Për shembull, kur unë marr pjesë në aktivitete të tilla prindërit e mi gjithmonë janë krenarë për mua pasi humanizmin që e kemi ne të rinjtë, definitivisht ndikon edhe tek të rriturit. U themi atyre se edhe ata duhet të jenë më aktiv në aktivitete të tilla humanitare.

Çfarë mesazhi dëshironi t’u dërgoni të rinjve?

Mesazhi im për të rinjtë është ta çmojmë më shumë atë që e kemi dhe të vihemi në pozitën e atyre që kanë nevojë për ndihmë, si edhe t’i stimulojmë të tjerët të ndihmojnë më shumë.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.