Nxënës nga Strumica do ta rregullojnë oborrin e shkollës së mesme “Jane Sandanski“

140
Më 20 maj të vitit 2019, shkolla e mesme “Jane Sandanski” në Strumicë ishte nikoqire e më shumë se 100 nxënësve nga komunitete të ndryshme etnike, të cilët kishin mundësi mes vete të njoftohen dhe të diskutojnë për problemet e përbashkëta, me të cilat përballen si të rinj.

Gjatë diskutimit të rinjtë theksuan se në komunë mungon kinemaja dhe terreni sportiv për rekreacion. Në mënyrë plotësuese theksuan se në komunitet ka problem me qenë endacakë dhe bënë apel deri te institucionet kompetente që së shpejti t’i zgjidhin këto probleme.

Nxënësit veçuan edhe një poblem, për të cilin duan edhe vetë të ndihmojnë të zgjidhet – gjendja e keqe në të cilën ndodhet oborri i shkollës “Jane Sandanski”. Që nisma e të rinjve të bëhet realitet, ata menjëherë u drejtuan drejt oborrit të shkollës dhe detajisht i projektuan intervenimet e nevojshme, ndërsa pastaj edhe biseduan për aktivitetet që do t’i ndërmarrin që të zbukurohet ambienti.

Rezultati përfundimtar nga ky proces do të jetë aksioni kreativ i ti rinjëve, në të cilin ata do ta bëjnë oborrin e shkollës funksional për shfrytëzim dhe do ta zbukurojnë ambientin në të cilin kalojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre. Gjithë procesi mbështetet nga Projekti i USAID-it për integrim ndëretnik të të rinjve në arsim, në bashkëpunim me Komunën e Strumicës dhe Forumin rinor arsimor.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.