Mësimdhënësit trajnohen për programin e ri mësimor të Arsimit Qytetar

126
Gjatë qershorit, 2019, mbi 350 mësimdhënës të cilët ligjërojnë në shkollat fillore u trajnuan për programin e ri mësimor të Arsimit Qytetar për klasën e nëntë. Programi më i ri mësimor do të fillojë të zbatohet nga shtatori, 2019 dhe është pjesë e reformave në arsimin fillor të cilat ofrojnë koncept të ri të Arsimit Qytetar.

Gjatë trajnimeve njëditore, mësimdhënësit analizuan studime rasti, luajtën role, debatuan, krijuan harta idesh dhe diskutuan sipas pyetje për reflektim. Mësimdhënësit mësuan edhe si të përdoren metoda inovative dhe teknika të mësimit për përpunimin e përmbajtjeve të programit mësimor, ndërsa morën edhe propozim-skenarë për në orë për realizimin e një pjese të përmbajtjeve, si mbështetje në procesin e planifikimit dhe realizimit të mësimit.

Koncepti i ri nënkupton edhe pjesëmarrje aktive të nxënësve në nisma konkrete të nxënësve për ndryshim pozitiv në bashkësi. Mu për këtë, pjesëmarrësit në trajnime u udhëhoqën përmes procesit të stimulimit dhe mbështetjes së nismave të nxënësve, përmes së cilave do të zhvillohet kulturë e re demokratike tek të rinjtë.

Mësimdhënësit i vlerësuan trajnimet si të thella, efektive dhe të inspiruara për praktikën e tyre mësimore. Trajnimet i organizuan Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit në partneritet me Qendrën e Maqedonisë për Edukim Qytetar, me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim dhe projektit Përforcimi i bashkëpunimit multietnik në komunat nga Fondacioni për Fëmijë “Pestaloci”.