Mësimdhënësit mësuan se si ta përdorin kreativitetin për përmirësimin e integrimit ndëretnik

355

A munden nxënësit, në mënyrë argëtuese, interaktive dhe kreative, të mësojnë se si të ballafaqohen me sfidat? Edukatorët e mirë e dinë se përgjigja është – po! Me qëllim të tejkalimit të këtyre metodologjive emocionuese, 16 mësimdhënës nga 8 shkolla të mesme nga e gjithë Maqedonia morën pjesë në trajnimin për punëtoritë kreative që u mbajt në Shkup nga 24 deri më 26 janar 2018.

Në trajnim, mësimdhënësit e zgjedhur kanë fituar aftësitë dhe mjetet e nevojshme për të punuar me nxënësit në kuadër të proceseve kreative në të cilat ata i analizojnë qëndrimet e tyre dhe inkurajohen të zhvillojnë aftësi për të menduarit kritik. Këta mësues ndoqën një program të specializuar treditor në të cilin ata vetë provuan aktivitetet që do të zbatohen me nxënësit.

Ky trajnim për mua ishte shumë interesant dhe mbi të gjitha përvojë e dobishme. Kam fituar shumë aftësi të reja përmes aktiviteteve, dhe sidomos më pëlqeu që fokusi i trajnimit ishte punë praktike,në vend të ligjëratës teorike. Unë mendoj se punëtoritë kreative do të zbatohen në mënyrë të shkëlqyer në shkollën tonë dhe se do t’u pëlqejnë nxënësve shumë!“, deklaroi njëri nga pjesëmarrësit në trajnim.

Ky është trajnimi i parë i tillë në të cilin kam marrë pjesë. Përvojë e mrekullueshme, shumë energjike, dinamike dhe kohë e dobishme. Gjatë trajnimit ka pasur shumë ide interesante dhe të dobishme që do t’i zbatoj në të ardhmen në punën me nxënësit“, shtoi një mësuese e cila ishte gjithashtu pjesë e trajnimit

Pas trajnimit, mësimdhënësit do të organizojnë punëtori javore me nxënësit në shkollat e tyre. Nëpërmjet këtyre punëtorive, nxënësit me prejardhje të ndryshme etnike do të kenë mundësinë të bashkëpunojnë në një mjedis të këndshëm dhe të sigurt dhe të krijojnë së bashku produkte kreative që lidhen me çështjet që ata i konsiderojnë të rëndësishme në komunitetet e tyre. Me padurim presim që t’i shohim idetë dhe rezultatet e këtyre nxënësve!

Ky aktivitet është pjesë e projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.